Reklame:

Industria vegane pritet te rritet ne 140 miliarde dollare, ne dekaden e ardhshme

Veganizmi njihet si refuzimi i çfarëdolloj produkti ushqimor shtazor, si  mishi, frutat e detit, apo vezët. Kjo filozofi, sipas Bloomberg është në rritje dhe ka prodhuar industrinë ‘burger’, e cila sjell burger-at me produkte alternative në vend të mishit. Sipas Bloomberg, shumë mishngrënës thonë se po provojnë të reduktojnë konsumimin e tyre, apo të biftekut, kremviçeve, e produkteve të ngjashme, ose të paktën po tentojnë ta bëjnë.

Analiza raporton se një studim amerikan të bërë, 31% e të anketuarve e quajnë veten ‘fleksibël’- njerëz që rregullisht i zëvendësojnë produktet e mishit me produkte vegane.  Në sondazhe të tjera, 1/3 e britanikëve thanë se kanë zvogëluar ose ndaluar blerjen e mishit, ndërsa gjysma e australianëve raportuan se hanë më pak mish të kuq. Ndryshimi po vjen, pavarësisht faktit se konsumi global i mishit po rritet, si në Shtetet e Bashkuara përshembull, apo Kina, me dieta të rënda ushqimore. Kërkesa për produkte që krijojnë idenë dhe shijen e mishit, por që në të vërtetë, nuk janë.

Ky interes, sipas Bloomberg, vihet re veçanërisht në moshat e reja. Bloomberg shkruan se sipas bankës ndërkombëtare të investimeve, Barclays plc, industria alternativë e mishit të shkojë në 140 miliard dollarë në dekadën e ardhshme, ose të zërë 10% të tregut global të mishit.