Reklame:

Mashurka te njoma per me shume hekur ne organizem

Mashurkat jane te pasura me hekur, ndaj rekomandohen gjeresisht per njerezit qe kane pamjaftueshmeri te ketij minerali.

Mashurkat jane gjithashtu te pasura me magnez, zink, kalium, fosfor dhe kalçium.

Kjo i ben ato perfekte per organizmin.

Me poshte do te gjeni  arsyet e forta perse duhet te konsumoni mashurkat.

Me Shume Hekur Ne Organizem

Fale sasise se madhe te hekurit qe permbajne, mashurkat keshillohen te konsumohen nga njerezit qe vuajne nga anemia.

Nje gjysem pjate me mashurka te gatuara ofron 20 kalori.

Mashurkat jane gjithashtu nje burim i shkelqyer i sodiumit, yndyres se shendetshme, fibres, kalçiumit e te tjere.

Ekspertet e ushqyerjes se shendetshme e konsiderojne mashurken mireberese per shendetin e njeriut.

Sipas te dhenave mashurkat rekomandohen te konsumohen edhe nga njerezit qe vuajne nga tensioni i larte i gjakut,  niveli i larte i sheqernave ne gjak dhe kolesterolit te larte.

Mashurkat permbajne arginine, nje substance qe ul nivelin e sheqerit ne gjak dhe urine.

Zierja e mashurkave shkaterron argininen, ndaj keto perime duhen kaverdisur lehte.

Fibra e mashurkave eshte ideale per te permiresuar tretjen dhe ulur kolesterolin.

Mashurkat jane te dobishme per te larguar toksinat dhe substancat e padeshiruara ne organizem, sepse jane te pasura me kalium.

Konsumi i rregullt i tyre rekomandohet per njerezit qe vuajne nga reumatizma.

Gatimi i Mashurkave

Mashurkat mund t’i kaurdisni lehte ose t’i gatuani me avull.

Nese i preferoni te ziera, mund t’i konsumoni bashke me peshkun ton, mishin e pules ose sardelet.

Per nje gatim te shijshem, mashurkat mund t’i kombinoni me trumze, hudher, djathe ose mish pule.

Ne variantin e pagatuar, mashurkat permbajne nje proteine qe eshte e demshme dhe helmuese.

Per shkak te saj, mashurkat nuk duhen ngrene kurre te gjalla.