Reklame:

Studimi: “Geshtenja e Kalit” e rrezikuar nga zhdukja

Sipas studimit të International Union for Conservation of Nature (IUCN), 58% e llojeve të studiuara të pemëve janë në rrezik konkret për zhdukje.
Një nga llojet që simbolizon më mirë këtë gjendje të mjeruar sipas raportit është gështenja e egër, ose siç njihet më mirë në popull, “gështenja e kalit”.
Pema madhështore, që arrin lartësinë 30 metrave, ka origjinën e saj pikërisht në Ballkanin jugor, në veçanti Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari.
Pema që ka shoqëruar ndër mijëra vite zhvillimin e popujve që banojnë këto zona, sot po zhduket nga një parazit që godet vetëm këtë lloj, por edhe nga zjarret, ndërtimi pa kriter dhe turizmi masiv.
Sipas studimit, rreth 600 lloje bimësh janë zhdukur në Evropë gjatë 250 viteve të fundit. Në gjendje më të mirë nuk janë as gjallesat e tjera.
Gjysma e gëmushave dhe 25% e molusqeve janë ndër më të rrezikuarat.