Reklame:

Fermeret hollandeze ”bllokojne” qendren e Hages, me traktore, ne shenje proteste! “Pa fermere, s’ka ushqim”

Disa fermerë holandezë, që drejtojnë traktorë, kanë dalë në rrugë në shenjë proteste, sipas organizatës automobilistike ANWB, duke shkaktuar një trafik të rënduar për më shumë se 1136 km. Fermerët reaguan me zemërim, ndaj pretendimeve se ata ishin përgjegjës për një problem spiral të emetimeve të azotit, pasi një raport ka kërkuar që fermat joefikase të bagëtive të mbyllen në mënyrë që të ulet ndotja dhe kjo është arsyeja se përse, grupe të ndryshme fermerësh, mendojnë se po bëhen ‘viktima’ për shkak se industria e aviacionit po i shpëton kontrollit në lidhje me këtë çështje.

Organizatorët shpresonin që rreth 15,000 fermerë të bashkoheshin në një protestë, në qendër të Hagës dhe traktorët mbërritën herët të martën, duke rrëzuar gardhet dhe për të arritur atje. Kryebashkiaku i Hagës, Pauline Krikke paralajmëroi një situatë të pasigurt. Por përçarja kryesore ishte në të gjithë vendin ndërsa traktorët bllokuan autostradat dhe rrugët kryesore.

Gjykata e Lartë Hollandeze, Këshilli i Shtetit, vendosi në maj që rregullat holandeze për dhënien e lejeve të ndërtimit dhe të bujqësisë, shkelin ligjin e BE për mbrojtjen e natyrës nga emetimet e azotit, siç janë amoniaku dhe oksidi i azotit, duke bërë që të ndalen mijëra projekte, duke përfshirë rrugë të reja si dhe aeroporte. Deputeti Liberalm, Tjeerd de Groot, bëri thirrje që prodhimi i bagëtisë të përgjysmohej, domethënë gjashtë milion më pak derra dhe 50 milion më pak pula, duke shkaktuar një reagim të frikshëm tek fermerët. Ai fajësoi bujqësinë blegtorale për pjesën më të madhe të problemit të Hollandës në emetimet e azotit dhe argumentoi se çelësi për të ardhmen ishte bujqësia moderne, e qëndrueshme.

Grupet e bujqësisë besojnë se matja e dioksidit të karbonit dhe azotit është e pasaktë dhe debati mbi emetimet është rrëmbyer nga protestuesit e ndryshimit të klimës me qendër në qytet. Muajin e kaluar, transmetuesi RTL Nieuws raportoi se problemet më të këqija të ndotjes me të cilat përballeshin hollandezët ishin rreth Amsterdamit, aeroportit të Schiphol dhe Roterdamit.