Reklame:

Fermeret ne proteste, bllokohet rruga Lushnje – Berat

Ashtu sic ishte parajmeruar nga grupi nismetar i krijimit te shoqates se “Fermereve te Myzeqese” diten e sotme tek ura e Kuçit mbi Lumin Seman ne rrugen nacionale Lushnje – Berat eshte zhvilluar nje proteste paqesore.

Gjendja e veshtire ne te cilen po ndodhen familjet e fermereve i ka detyruar ata te zhvillojne mëngjesin e kësaj të hëne një protestë ndërsa kanë bllokuar edhe aksin kombëtar, Lushnje-Berat per rreth 1 ore. Ata ankohen se prodhimet e tyre nuk po gjejnë treg, për shkak të prodhime që futen nga jashtë, ndërsa theksojnë se se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga qeveria.

Pavaresisht perpjekjeve te qeverise per skema te ndryshme lehtesimi per fermeret ato po rezultojne jo efektive duke mos dhene asnje impakt ne sektorin bujqesor dhe ne uljen e kostos se prodhimit per fermeret.

Proteste fermeret ne Lushnje

Gepostet von Fax Web am Montag, 7. Oktober 2019