Reklame:

Industria e transportit detar propozon 5 miliard dollare fond hulumtues per uljen e emetimeve te karbonit

Shoqatat e transportit kanë propozuar krijimin e një fondi kërkimor me 5 miliardë dollarë të ngritur nga industria për të zhvilluar teknologji për të ndihmuar sektorin të përmbushë objektivat e Kombet e Bashkuara në shkurtimin e emetimeve tw karbonit.

Flota globale e transportit, e cila përbën 2.2% të emetimeve të ‘CO2’ në botë, është nën presion për të zvogëluar ato emetime dhe ndotje të tjera. Rreth 90% e tregtisë botërore transportohet nga deti.

Shoqatat ndërkombëtare të anijeve thirrën të Mërkurën për një kontribut të detyrueshëm prej 2 dollarë për ton në karburantin e përdorur nga anijet për të mbledhur para për një fond kërkimi për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë më të pastër për industrinë.

Agjensia e anijeve të Kombeve të Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO), synon të shkurtojë emetimet e gazrave serë të industrisë me 50% nga nivelet e vitit 2008 deri në vitin 2050, një objektiv që do të kërkojë zhvillimin e shpejtë të karburanteve të emetimeve zero ose të ulëta dhe modeleve të reja të anijeve duke përdorur teknologji më të pastër. (SCAN)