Reklame:

INSTAT: 3 ne 10 te rinj ne Shqiperi nuk jane te punesuar, as duke u arsimuar dhe as ne trajnime!

As të punësuar, as duke u arsimuar, as në trajnime! Po të grumbullojmë të dhënat e 5 vjeçarit të fundit (2014-2018), mesatarisht 3 në 10 të rinjtë i përkasin kësaj kategorie.

Bëhet fjalë për moshën nga 15 deri në 29 vjeç.  Referuar Instat, në vitin 2018, të rinjtë që nuk punojnë, nuk janë në arsim apo trajnim zë afro 30% të të rinjve të së njëjtës grupmoshë.

Përqindja e vajzave nga 15-29 vjeç që i përkasin kësaj kategorie është më e lartë se e djemve, përkatësisht 32.7% me 24.7%