Reklame:

Mbrojtja e lakres nga semundjet dhe demtuesit

Për prodhimin e një lakre të mirë dhe cilësore duhet t’u kushtohet vëmendje disa sëmundjeve dhe dëmtuesve. Megjithatë, para së gjithash, duhet të kihet kujdes edhe prej barërave të këqija duke përdorur herbicid efikas.
Për shkatërrimin e barërave të këqija tek lakra para mbjelljes duhet të përdoret një prej këtyre dy herbicideve STOMP AQUA ose STOMP 330 E. Këto herbicide përdoren për shkatërrimin e barërave të këqija njëvjeçare gjethegjera por edhe të zakonshmet.

STOMP AQUA karakterizohet nga efikasiteti i lartë ndaj florës së barërave të këqija dhe toleranca e lartë për kultivim të lakrës. Këto karakteristika i sigurojnë të jetë universal dhe të jetë në krye të listës së herbicideve.
Barërat e këqija tëcilat i shkatërron ky herbicid janë meli (Echinochloa crusgalli), labodi i egër (Chenopodium album), Setaria spp, bar thëllëze (Amaranthus retroflexus); meli unazor (Diditaria spp), Sorghum halepense, Apera spica – venti, yll (Stellaria media), bar pate (Poligonum spp) dhe shumë barëra të tjera fletëgjera dhe të zakonshme.
STOMP AQUA është formulë e kapsulave mikro dhe makro të tretshme në ujë me materie aktive pendimentalinë 455 gr/l dhe përdoret në dozë prej 3l/ha, kurse STOMP 330 E përmban materie aktive pendimentalinë 330 gr/l dhe përdoret në dozë prej 5l/ha.

Për shkatërrim të barërave të këqija fletëgjera dhetë zakonshme mund të përdoret edhe herbicidi WING P në dozë prej 4l/ha. Për luftimin e këtyre sëmundjeve mund të përdoren disa fungicide. ORVEGO është fungicid i ri sistematik inovativ për shkatërrimin e bastrës tek shumica e kulturave si edhe te kultura e lakrës në dozë prej 1l/ha.
ORVEGO fungicid është shumë i mirë për shkatërrimin e prerjes së të fidanëve (Pythium spp).

Në prodhimin e fidanëve përdoret edhe fungicidi PROMESS në dozë prej 25 ml/10l ujë. Një fungicid i dëshmuar i kompansië BASF kundër bastrës është fungicidi ENERVIN i cili përdoret në dozë 2kg/ha. Ai është fungicid i kombinuar sistematik i cili përdoret tek lloje të ndryshme kulturash gjatë gjithë vegjetimit. Për shkatërrimin e bastrës tek lakra dhe tek kulturat e tjera të kopshtarisë përdoret fungicidi sistematik PROFILIX në dozë prej 2,5 kg/ha ose fungicidi i njohur ACROBAT në dozë prej 2,5 kg/l. Si fungicid kontakt përdoret DITHANE M45 në dozë prej 2,5 kg/ha.

SIGNUM është fungicid sistematik parandalues me spektër të gjerë veprimi te lakra. Përdoret në dozë prej 1kg/ha. Përdoret kundër sëmundjeve të ndryshme siç është kalbëzimi gri, kalbëzimi i bardhë, njollat e zeza, njollat gri. Për parandalimin e kalbëzimit gri përdoret fungicidi me efikasitet të lartë CANTUS në dozë prej 1kg/ha.

Për parandalimin e bastrës rekomandohen edhe fungicide bakri CUPROZIN dhe FUNGURAN OH dhe përdoren në dozë prej 3-5 kg/ha. Lakra përveç sëmundjeve kërpudhore mund të sulmohet edhe nga një numër i madh insektesh siç janë flutura e madhe (Pieris rapae), flutura e vogël (Pieris rapae), mola e lakrës (Plutella spp), vemja (Plusia spp), miza e lakrës.

Për parandalim në këto insekte shërbimi profesional ofron insekticidin me efikasitet të lartë ALVERDE i cili përdoret në dozë prej 1l/ha. Ky insekticid ka veprim kontaktues dhe digjestues tek insektet. ALVERDE është insekticid tërësisht i ri i kompanisë BASF i cili njihet me veprimin e përkryer mbi larvën në të gjitha nivelet edhe mbi shfaqjen e insekteve, si dhe ka përzgjedhje të jashtëzakonshme sipas kulturës së kultivuar.
Mekanizmi i ri i veprimit të ALVERDE ushtron veprim të drejtpërdrejtë mbi enzimat dhe e bllokon qarkullimin e joneve nëpër kanalin e natriumit në sistemin nervor të insektit. Periudha e tërheqjes tek lakra është vetëm tre ditë. Një insekticid tjetër që rekomandohet për shkatërrimin e dëmtuesve te lakra është NURELLE D i cili përdoret në dozë prej 1l/ha, PERFEKHTION i cili përdoret në dozë prej 1-1,5 l/ha dhe DASSKOR në dozë prej 0,5-0,62 l/ha. l