Reklame:

Flamuri i Kongresit Kombetar te Lushnjes pas restaurimit!

Më 25 nëntor 2011 u identifikua në Fondin Etnografik të Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, flamuri i Kongresit të Lushnjës. Ky kongres cilësohet nga njohësit e afirmuar të historisë së asaj periudhe kohore si ngjarja më madhe pas Pavarësisë dhe në mënyrë figurative, si pavaresia e dytë e vendit tonë.

Kongresi i Lushnjës ku u valëvit ky flamur i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta.

Për nder të 100 vjetorit te Kongresit Kombetar te Lushnjes restauratori Frederik Stamati ka publikuar nje foto ku duket para dhe pas restaurimit.
Restauratori Frederik Stamati shkruan: “E gëzofshim flamurin e Kongresit të Lushnjes! Shqipëria nuk e ka flamurin e 28 nëntorit 1912.
Por nëse Kongresi i Lushnjes konsiderohet si pavarësia e dytë e Shqipërisë, atëherë ne kemi flamurin e pavarësisë së dytë të Shqipërisë.
Dhe ky është flamuri me i rendesishem qe ka Shqipëria. Ne foto, pas dhe përpara restaurimit. Kujdesi ndaj ruajtjes se tij do te jetë i vazhdueshëm. Te tjera masa me bazë shkencore do të ndërmerren në vazhdimësi”.