Reklame:

Studimi- Si mund te ushqejme 10 miliarde njerez ne menyre te qendrueshme!

Sipas analizës së fundit të studiuesve të Institutit Potsdam për Kërkimin e Ndikimit në Klimë (Gjermani), rezultoi se nëse realisht vendosim t’i zbatojmë në mënyrë rigoroze kufijtë e qëndrueshmërisë pa ndryshuar sistemin bujqësor, ne do të mund të ushqenim vetëm 3.4 miliardë njerëz, në mbi 7 që popullojnë planetin. Por nëse i ri organizojmë kulturat dhe ndryshojmë regjimin tonë ushqimor do të mund të ruanim Tokën dhe të garantojmë mbijetesën e 10 miliardë njerëzve.

Studimi, i botuar në Nature Sustainability, zbuloi shkeljen e 4 kufijve planetarë. Në fakt, gjysma e prodhimit të ushqimit të sotëm është e mjaftueshme për të shkuar përtej. Në veçanti, sistemi ynë i prodhimit të ushqimit përdor shumë azot, konsumon shumë ujë të freskët, shkatërron shumë pyje dhe zvogëlon biodiversitetin.

Sipas studiuesve, të cilët hartuan një hartë të planetit me rajone kritike, ne mund të bëjmë diçka: të ridizajnojmë sistemin.

Shkencëtarët kanë disa sugjerime: zhvendosja e fermave nga ato territore ku më shumë se 5% e specieve kërcënohen nga aktivitetet njerëzore, rikthimi i terrenit me pyje aty ku më shumë se 85% e tyre janë shkatërruar tashmë si dhe ulja e konsumit të ujit dhe fekondimit të produkteve të bazuar në azot.

Jo kudo, përndryshe nuk do të ishim në gjendje të ushqenim popullatën botërore: rishpërndarja është thelbësore. Për shembull, nëse përdorimi i plehrave kimikë në Kinën lindore dhe Europën qendrore është i tepërt dhe disproporcional, ai duhet të zvogëlohet atje, por kjo pjesë mund të zhvendoset në rajonet e Afrikës Sahariane dhe Shteteve të Bashkuara perëndimore.

Nëse këto ndryshime zbatohen, parashikimet thonë se ne mund të arrijmë një prodhim të qëndrueshëm të ushqimit (i cili nuk i tejkalon kufijtë planetarë) të mjaftueshëm për të ushqyer 7.8 miliardë njerëz, pak a shumë sa sot jetojnë në planet.

Duke menduar për të ardhmen, kur popullsia botërore do të arrijë në 10 miliardë (d.m.th. rreth vitit 2050, vlerësohet), ne duhet të ulim mbetjet ushqimore dhe të rishikojmë seriozisht zakonet tona të ngrënies, për shembull duke zvogëluar konsumin e mishit. Pra, ne duhet të jemi në gjendje të kemi ushqim të mjaftueshëm për 10.2 miliardë njerëz.

Por kini kujdes: vlerësimet e studiuesve gjermanë supozojnë se ngrohja globale nuk kalon + 1.5 ° C. Ata gjithashtu mbështeten në teknologjitë ekzistuese, që do të thotë se të dhënat mund të jenë të ndryshme nëse futen sisteme të tilla si përdorimi i energjisë elektrike nga panelet diellore ose redaktimi i gjenomit të aplikuar në bujqësi.