Reklame:

OJF-te mjedisore kerkojne zgjerimin e njohjes se demeve nga krimi mjedisor

EcoAlbania e mbeshtetur nga Friedrich Ebert ka prezantuar se fundmi nje studim mbi Vleresimin Pasuror te Krimeve Mjedisore ne Shqiperi ku ka kerkuar mendimin e te gjithe organizatave qe operojne ne Shqiperi dhe kane ne fokus Mjedisin.
Nje grup i gjere specialistesh te cilet u moren me kete studim kane prezantuar dhe diskutuar hulumtimet e tyre me 20 organizatat mjedisore te mbledhura ne Hotel Tirana.

Te pranishem ne kete tryeze ishin edhe dy organizatat mjedisore te cilat operojne ne Lushnje dhe Divjake, “Horizont EU” me drejtues z. Shkelqim Bylykbashin dhe organizata “Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore” (MEN) me drejtues z. Fadil Malko.
Specialistet qe arriten te perfundojne kete studim per krimet mjedisore ishin te fushave te ndryshme per te arritur ne konkluzione reale.
Autoret jane:
M.Sc. Olsi Nika – Drejtor Ekzekutiv i EcoAlbania
Av. Olta Hadushaj – Juriste prane Komisionit te prokurimeve Publike
Anila Leka – Prokurore ne Prokurorine e Pergjithshme
M.A. Adriana Petri – Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura
M.Sc. Enis Tela – Inspektor ne Inspektoriatin Shteteror te Mjedisit
M.Sc. Luan Mema – Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
Dr. Elton Qendro – Keshilltar kombetar prane OSBE-se ne Shqiperi

Olsi Nika nga EcoAlbania ka prezantuar fillimisht praktiken dhe hapat e ndjekur per realizimin e studimit per prerjet e paligjshme ne Zonen e Mbrojtur Mali me Gropa ne Bize Martanesh. Ky rast studimor solli nje nisme te re te perafrimit te standarteve ligjore te Bashkimit Evropian ne fushen e mjedisit.

Takimi pati diskutime dhe propozime lidhur me zgjerimin e analizes se kostos mjedisore jo vetem ne demin fizik por edhe gjithe zinxhirin e pasojave te krijuara ne sektore te ndryshem nga krimi mjedisor. Demi i shkaktuar nga pemet e prera apo uji i ndotur ka nje ndikim ne mjedis i cili shtrihet ne kohe per disa vite dhe vleresimi i krimit mjedisor duhet te marre parasysh edhe kete ndikim qe i shkaktohet bimesise, kafsheve dhe njerezve.