Reklame:

Lejet per parqet eolike, ne “site”, ERE: Asnje nuk eshte funksional!

Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë afatin për përmbylljen e monitorimit të lejeve të dhëna për ndërtimin e parqeve të prodhimit të energjisë nga era.

Megjithatë, anëtarët e bordit kanë shprehur rezevra për vonesën e përmbylljes së këtij procesi, ndërkohë që kanë vënë theksin te fakti se licencat rinovohen çdo 6 muaj, po asnjë prej investimeve nuk është realizuar.

Kreu i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti tha se licencat do të verifikohen rast pas rasti. Shqipëria ka një potencial të konsiderueshëm për prodhimin e energjisë përmes parqeve eolike, si një formë për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë.

Megjithatë, ky burim mbetete ende i pashfrytëzuar, duke bërë që edhe sasia e energjisë që importohet për të plotësuar nevojat konsumatore të jetë e lartë.