Reklame:

Tibet: Murgjit bekojne dhe kthejne ne det breshken e ujit

Një grup murgjish nga Tibeti bekuan dhe lëshuan një breshkë deti të rrezikuar në ujërat në Islamorada në Florida Keys në fund të janarit.

Qindra persona u mblodhën në plazh për të brohoritur ndërsa breshka Drifter u kthye përsëri në ujë.

Murgjit kryen një rit fetar për të bekuar breshken. Në ceremoninë e cila zgjati per rreth një ore, ata u luten që breshka dhe kafshët e tjera të shijojnë jetë të gjate pa vuajtje.

Drifter, një breshkë femër e rritur, u shpëtua dhe u rehabilitua në Spitalin e Breshkave me qendër në Florida Keys. Pasi ajo u gjet në det të hapur në nëntor 2019, në pamundësi për të notuar ne uje u mor dhe u rehabilitua ne spitalin e breshkave .

Ajo u trajtua me antibiotikë, ilaçe anti-parazitare dhe vitamina për tre muaj me rradhe. Spitali i breshkave i ngritur ne Tibet eshte i pari i këtij lloji në botë kushtuar rehabilitimit të breshkave të detit.

Kjo është java e fundit e murgjve ‘në Florida Keys te cilet jetojne ne Manastirin Drepung Gomang në jug të Indisë. Ata janë të gjithë studentë të Dalai Lama të cilët po vizitojnë si pjesë të një pelegrinazhi vjetor për të ndarë mësimet e tyre të lashta kulturore.(Euronews)