Reklame:

Mbjellja e domateve ne te njejtin vend si kulture e dyte

Që të arrihen rezultate optimale është shumë e rëndësishme të dihet se sa bimë duhet të mbillen në një sipërfaqe prej një metër katror dhe si të mbillen ato. Përveç se është i rëndësishëm për madhësinë e frutit, numri i bimëve në m2, ndikon theksueshëm edhe mbi numrin e frutave në bimë, si ne total por eshte veshulë. Një prej detyrave tona duhet të jetë edhe dhënia e këshillave prodhuesve mbi mënyrën e drejtë të mbjelljes së bimëve për m2.

Pas prodhimit të filizave cilësorë vjen në rend edhe mbjellja. Mbjellja sipas rëndësisë është një ndër masat agroteknike më të rëndësishme për vetë arsyen se mbjellja si duhet e bimës te domatja është parakusht që të arrihet një prodhim cilësor dhe rendiment i lartë. Mbjellja e tufës së gabuar të bimëve është gabim i cili nuk mund të korrigjohet.


Një prej detyrave tona duhet të jetë edhe dhënia e këshillave prodhuesve mbi mënyrën e drejtë të mbjelljes së bimëve për m2, sepse:
Tufë e dendur – luftë më e madhe për ushqim nga sistemi rrënjor;
Hijezim i ndërsjellë pranishmëri më e madhe e sëmundjeve, ajrim më i dobët,
Lagështia më e madhe relative e ajrit, kurse pastaj ndodh edhe zmadhimi i kushteve për shfaqjen e sëmundjeve të kërpudhave.
Disa detyra të paraprake të cilat duhet të kryhen:
Sipërfaqja duhet të punohet si duhet;
T’u kushtohet vëmendje masave agroteknike dhe fitosanitare si edhe përzgjedhjes së parcelës;
Rekomandohet që të kryhet dezinfektim termik i truallit;
Analizë e truallit dhe ujit;
Plehërim i drejtë bazë dhe mbrojtje nga insektet tokësore;
Vendosje e sistemit pikë për pikë;
Çdo rresht duhet të ketë shirirtin e vet;
Vendosje si duhet e mbulesës metalike në rastin kur përdoret;.
Largësia e rreshtave të bimës dhe dendësisë së pikatoreve;
Pikatoret duhet të jenë të vendosura gjithmonë nga lart;
Mbjellja kryhet kur kemi kushte të përshtatshme (temperatura, lagështia, drita, përgatitja e sipërfaqes dhe filizi etj.).

Para se të mbillen shënohen zakonisht rreshtat dhe bimët në resht.
Thellësia e mbjelljes së bimës së domates lëviz deri te zona e kotiledoneve, jo më thellë sepse qafa e rrënjës është mjaft e ndjeshme dhe gjatë lagështisë më të madhe sëmuren madje shkaktohet dhe shkatërrim i të gjitha të mbjellave.
Zakonisht tek ne, në praktikë, domatja kultivohet në reshta të njëfishtë dhe shumë rrallë në reshta të dyfishtë.

Zënia rrënjë si fazë e cila vjen pas mbjelljes si masë e rëndësishme dhe prej saj varet zhvillimi i mëtejshëm i bimës. Sistemi rrënjor zhvillohet drejt nëse largësia në resht është si duhet, gjithashtu, e rëndësishme është edhe largësia midis rreshtave, por ajo varet nga hibridi apo lloji i domates.

Filizi më i madh, i vjetërsuar, zë rrënjë me vështirësi dhe prandaj duhet të praktikohet që filizat e tillë të mos mbillen sepse ka vonesë në prodhimtari dhe humbet prodhimi dhe rendimenti. Shpërhapja e ujit në sipërfaqe, është, gjithashtu, një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm të bimës, si dhe përzgjedhja e llojit të pikatoreve.

Fermeret shpesh nën ndikimin e reklamave dhe këshillave joprofesionale gabojnë gjatë zgjedhjes së sistemit pikë për pikë dhe llojit të pikatoreve si edhe gjatë përcaktimit të llojit të tokës.
Ujitja tej mase dhe e shpeshtë mund të shkaktojë mbytje të sistemit rrënjor si rezultat i regjimit të pabalancuar ujë-ajër.
Që të jepet ushqim si duhet gjatë vegjetimit duhet të njihen nevojat e bimës gjatë çdo faze të zhvillimit. Nevojiten analiza më të shpeshta të truallit dhe ujit që të ndiqet mungesa e materieve ushqyese apo edhe ushqimi i tepërt. Kështu që së bashku me ujitjen kryhet edhe ushqim i bimës me mikro dhe makro elementë.
Në pjesën e dytë të vegjetimit nevojitet më tepër kalium në truall. Nëse vihet re ndonjë mungesë (cilësi e keqe, gjethe të vogla, lule të vogla, plasaritje e frutës) prodhuesi duhet të konsultohet me person ekspert për tejkalimin e mangësisë së shfaqur. Një prej fazave më të rëndësishme të zhvillimit të domates është pllenimi. Lulja e domates është dygjinore që do të thotë që përmban edhe pistil dhe vezore. Kultivimi i kulturës së dytë kërkon lagështi relativisht më të lartë në ajër, sepse pllenimi dhe zënia e frutës të jetë më i suksesshëm.

Pllenimi me blete per pllenim është mënyra më efikase dhe tek ne zbatohet shpesh në sipërfaqe më të mëdha, por ka edhe disa mangësi:
aktiviteti i ketyre bleteve zvogëlohet në temperatura ekstreme gjatë pllenimit si kulturë e dytë, ose ai ndalon tërësisht;
Përveç bleteve zbatohet edhe përdorimi i hormoneve, sirenës etj.
Mbrojtja e domates së mbjellë është faktor prej të cilit, nëse mbjellja është kryer me filiz të shëndetshëm dhe cilësor dhe nëse janë zbatuar masa cilësore dhe fitosanitare, ka mundësi që me mbrojtje minimale të ketë një prodhimtari cilësore.