Reklame:

Panxhari – Shfrytezuesi me i mire i fosforit

Panxhari është një bimë e pasur me vitamina dhe minerale. Kjo bimë është kultivuar prej kohësh, por që të ketë cilësi dhe rendiment më të mirë duhet të zbatohen masa agroteknike. Ai është bimë dyvjeçare i cila ka vegjetacion relativisht të shkurtër.
Panxhari është bimë e rajoneve të ftohta dhe fara mugëllon në temperaturë prej 5 grade C, kurse në  temperaturë prej 10 grade C mbin për 10 ditë. Bimët e reja durojnë temperaturë nga -3 deri në -4 gradë.
Panxhari mund të durojë ngrica të shkurtra prej -2 deri në -4 gradë.

Temperatura optimale për rritje dhe zhvillim është 15-23 gradë, temperaturat në 10 dhe mbi 30 gradë e ngadalësojnë zhvillimin. Panxhari kërkon shumë dritë dhe prandaj nuk rekomandohet që të kultivohet midis të mbjellave. Uji në fazat e para të zhvillimit është i nevojshëm, kurse në fazat më të vonshme nevojat për ujë janë mesatare. Duhet të ujitet në periudhën e verës nga qershori deri në gusht kur mbjelljet kanë një masë gjethesh të zhvilluar mirë.

Përpunimi i tokës është shumë i rëndësishëm që të zhvillohet mirë pjesa e trashë e rrënjës së panxharit prandaj duhet të bëhet lesim i thellë i shtresës së tokës. Thellësia e lërimit të tokës për mbjellje të  panxharit duhet të jetë 30 centimetra.

Përpunimi bazë i tokës kryhet në vjeshtën në thellësi prej 10 deri në 20 cm. Pastaj para mbjelljes kryhet përpunim kompleks i tokës me lërim, lesim, kurse në sipërfaqe më të vogla gjatë kultivimit dhe në parapërgatitjen për mbjellje të tokës hidhen plehra. Për dallim nga kulturat e tjera perimore, panxhari e shfrytëzon më mirë fosforin. Rezultate më të mira jep në raport 20-10kg/ha azot, 100 kg/ha fosfor dhe 100-150kg/ha kalium. Rezultate të përkryera merren edhe me hedhjen e plehut organik në sasi
prej 40 tonësh për hektar.

Mbjellja kryhet drejtpërdrejt nga fara e cila që të mbijë më shpejt laget me ujë të ngrohtë me temperaturë nga 22-23 gradë për dy ditë me radhë. Pastaj fara thahet dhe mbillet. Kjo mund të trajtohet me biostimulues dhe të dezinfektohet.

Panxhari mbillet në largësi midis radhëve prej 45 deri në 50  centimetra, kurse në radhë 10-15 cm. Rrallimi i bimës kryhet me makineri, nëse të mbjellat janë shumë të dendura, ai mund të bëhet në fazat e vonshme nga dita e 40 deri në ditën e 50 të mbledhjes provë. Përpunimi midis radhëve mund të kryhet pas çdo mbledhjeje, pas çdo ujitjeje apo shiu më të fortë. Thellësia e përpunimit duhet të jetë nga 3 deri në 5 centimetra.

Vjelja mund të bëhet me makineri ose me dorë. Nëse panxhari ruhet, duhet të planifikohet që të lihen kërcej të gjetheve me gjatësi prej 2 centimetrash, me lagështi prej 96 deri 100% dhe temperaturë rreth 0 gradë celsius.
Ai mund të ruhet deri në 5 muaj, kurse në kushte të kontrolluara me ventilim të kontrolluar edhe deri në 8 muaj.
Mbjellja kryhet drejtpërdrejt nga fara e cila që të mbijë më shpejt laget me ujë të
ngrohtë me temperaturë nga 22-23 gradë për dy ditë me radhë. Pastaj fara thahet
dhe mbillet. Kjo mund të trajtohet me biostimulues dhe të dezinfektohet.