Reklame:

Peshkataret pastrojne oqeanet nga mbetjet plastike!

Çdo vit, rreth 12 ton mbeturina plastike hidhen në oqeane, duke ndotur ujin, shkatërruar jetën nënujore dhe krijuar atë që quhet mikroplastikë e cila futet në zinxhirin ushqimor. Një grup peshkatarësh në Barcelonë të Spanjës kanë filluar një projekt novator përmes të cilit ata marrin mbështetje financiare për kapjen e mbetjeve plastike në det. Njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell.

Është ora pesë e mëngjesit e një dite të ftohtë shkurti. Carlos Martin me ekuipazhin drejtojnë anijen jashtë portit të Barcelonës në ujërat e errëta të Mesdheut.

Me kalimin e viteve, puna vështirësohet. Rrjetat e hedhura në detë nuk janë më të mbushura me peshq. Gjithnjë e më shumë, janë mbetjet plastike që po zihen me rrjeta, thotë peshkatari Carlos Martini.

“Rrjetat e vëna pranë derdhjes së lumenjëve kapin sasi të mëdha mbetjesh plastike.”

Largimi i anijes nga brigjet për të menjanuar mbeturinat, e rrit koston.

“E ndajmë plastikën e ngurtë dhe dërgojmë në breg, por plastika celuloze bllokohet në nyjet e rrjetave. Kur është e mbluluar me baltë

shton peshën edhe më shumë të rrjetave të peshkimit. Rrjeta nuk funksionon mirë në lidhje me lartësinë e ujit dhe bllokimit nga balta, çfarë bën që rrjeta të prishet nga pesha e madhe.”

Pushteti lokal ka dalë me një zgjidhje të re duke vënë peshkatarët në vijën e parë të luftës kundër mbeturinave plastike në det.

Një milion euro nga Bashkimi Evropian dhe qeveria e Katalonjës po mbështesin dhjetëra peshkatarë si Carlos Martin. Ata nuk do të marrin para, por përkundrazi, masa praktike për t’i ndihmuar ata që të transportojnë mbeturinat plastike. Sergi Tudela është Drejor i Përgjithshëm i Peshkimit në Katalonja.

“Me këto fonde, ata mund të përshtasin anijet për transportin e mbeturinave dhe objektet e nevojshme. Në të njëjtën kohë do të bëhen studime për të karakterizuar origjinën dhe specifikat e këtyre mbeturinave detare. Shpresojmë që nëse kemi sukses në këtë projekt, kjo mund të përsëritet edhe në zona të tjera në Mesdhe.”

Sasia e mbeturinave plastike në plazhet spanjolle është rritur me 65 përqind vetëm në gjashtë vite, sipas shifrave qeveritare. Zoti Martin thotë se peshkatarët tani e kuptojnë shkallën e problemit.

“Më parë nuk e shikonim problemin si të tillë. Mbeturinat plastike që kapte rrjeta i hidhnim përsëri në det, nuk ishim të ndërgjegjësuar. Mendoj se jemi bërë shumë të vetëdijshën dhe mbledhim gjithçka gjejmë në ujë dhe i sjellim në breg.”

Pajisjet e hedhura të peshkimit përbëjnë një pjesë të madhe të mbeturinave plastike që përfundojnë në oqeane, dhe që vlerësohet të jenë nga 8 deri 12 milion ton çdo vit. Carlos Martin dhe peshkatarë të tjerë janë të vendosur që të ndryshojnë imazhin e industrisë së tyre dhe të jenë pjesë e përpjekjes globale për të pastruar oqeanet. (VOA)