Reklame:

Deklarate e Agjencive te OKB mbi situaten e perhapjes se virusit ne Shqiperi

Ekipi i agjencive OKB në Shqipëri po ndjek me vëmendje situatën e përhapjes së virusit COVID-19 dhe po punon me autoritetet e shëndetësisë përmes zyrës vendore të Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri.

Situata kërkon nga të gjithë qytetarët që të ndjekin udhëzimet e dhëna nga autoritetet shëndetësore. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet respektimit të këshillave të higjenës dhe në rast shqetësimesh të kontaktohet me numrin e urgjencës shëndetësore 127.

Masat që janë marrë nga Qeveria janë të nevojshme për të frenuar përhapjen e virusit.

Në këtë situatë, me rastet e para të COVID-19 të konfirmuara në Shqipëri është normale që njerëzit të shqetësohen, por për sa kohë që aplikohen masat e këshilluara, nuk ka arsye për të panikuar.

Sipas udhëzimimeve të OBSH-së, OKB në Shqipëri këshillon si më poshtë:

INFORMOHUNI: është shumë e rëndësishme që njerëzit të marrin të gjithë informacionin e nevojshëm në lidhje me sëmundjen, mënyrën se si transmetohet virusi dhe si mund të mbahet në kontroll.

Informacion i OBSH-së për COVID-19 (anglisht): https://www.who.int/emerge…/diseases/novel-coronavirus-2019…

Informacion nga Ministria e Shëndetësisë Shqipëri (shqip): https://shendetesia.gov.al/koronavirusi-i-ri-dhe-masat-nda…/

TREGONI KUJDES: Tregoni kujdes, por mos u përfshini nga paniku. Mbroni veten, familjen tuaj dhe të tjerët nga infektimi dhe nëse keni temperaturë dhe kollë kontaktoni autoritetet e shëndetit për të marrë ndihmën e nevojshme.

JINI VIGJILENT: Përdorni informacionin që keni marrë për të parandaluar marrjen e rreziqeve të panevojshme që mund t’ju ekspozojnë ndaj virusit.

JINI TË SJELLSHËM: Tregoni mirëkuptim dhe jini të sjellshëm me njerëzit e tjerë. Askush nuk dëshiron të infektohet, por nëse kjo ndodh, bëhuni mbështetës dhe dashamirës ndaj situatës së një personi tjetër. Të drejtat e secilit duhet të respektohen. Në të njëjtën kohë sigurohuni që të merren të gjitha masat mbrojtëse.