Reklame:

Ambasada SHBA-se, ekspertize ligjore online per kontrollin e eksportit dhe sigurimin e kufijve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, vazhdon të punojë me Autoritetin Shqiptar të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, duke respektuar masat e distancimit social, kundër COVID-19.

“Pavarësisht masave të distancimit social, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, nëpërmjet programit të saj për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurimin e Kufijve (EXBS), vazhdon të punojë me Autoritetin Shqiptar të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) për të ofruar ekspertizë ligjore në zbatimin e sanksioneve.

Së fundmi, qeveria shqiptare miratoi Ligjin mbi Masat Ndërkombëtare Kufizuese, i cili është një hap i rëndësishëm përpara në zbatimin e sanksioneve.

“Kjo punë e rëndësishme do të ndihmojë Shqipërinë në zbatimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara të cilat synojnë nxitjen e paqes dhe sigurisë globale, parandalimin e konflikteve ndërkombëtare dhe forcimin e demokracive”– citon në njoftimin e saj Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.