Reklame:

Masat e reja kunder COVID-19/ Zgjerohet fasha e orarit per pazarin, fundjava ne izolim te plote

Marketet, farmacitë, bankat dhe institucionet e tjera financiare, duke nisur nga sot ( e hënë) do të mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre deri në orën 17:30. Kjo përcaktohet në vendimin e ministrisë së Shëndetësisë, që ndër të tjera,  parashikon edhe zgjatjet e afatit pët blerjet nga  me leje duke e bërë nga 60 minuta në 90 minuta.

Sërish, për të bërë pazar mundet vetëm një person i familjes.

Po ashtu, vendimi përcakton se hyrja në të gjitha dyqnet/ njësitë tregtare që lejohet të hapet duhet të bëhet me radhë, duke ruajtur distancën e sigurisë prej 1.5 metra nga njëri-tjetri. “Çdo dyqan/njësi tregtare duhet të sigurojë maska dhe dorëza për punonjësit gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe solucion dezinfektues për të gjithë personat që hyjnë në ambientet e dyqanit/ njësisë tregrae.

Siç thuhet dhe në urdhër, nga e premtja 17:30 deri të hënën 05:00 nuk do të ketë asgjë hapur, ndërkohë që fundjava do të jetë e mbyllur për qarkullimin e këmbësorëve dhe të mjeteve.

Ndryshe nga tani, bllokimi zgjatet pasi më përpara bllokimi bëhej nga mesdita e së shtunes deri në mëngjesin e së hënes.