Reklame:

COVID-19/ Ashpersohen masat per levizjet e pa autorizuara, ne Lushnje zbarkon FNSH

Masat e reja kunder perhapjes se Koronavirusit te cilat hyne ne fuqi te henen kane ashpersuar penalitetet per shkelesit e karantines dhe ata qe dalin pa autorizim.

Ne qytetin e Lushnjes Inspektoreve te Policise se Rendit i jane bashkuar edhe efektivet e FNSH-se per te kryer patrullimet dhe konstatimet per kembesoret.
Kontrolle dhe ndeshkime te shumta po u behen kembesoreve te cilet dalin pa autorizimet perkatese.

Diten e hene në Lushnjë është ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë, shtetasi A. M., i cili ka hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikes kufitare te Kakavijës, më datë 01.04.2020 dhe duhet të ishte vetëkarantinuar, por është konstatuar jashtë ambienteve të banesës nga forcat e rendit. Gjithashtu sipas burimeve jane me dhjetra qytetare kembesore apo dhe me automjete qe jane gjobitur pasi nuk kane patur autorizimin perkates.

Ne baze te ndryshimeve Policia Rrugore ka informuar dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve 4+1, se nuk do të lejohet më qarkullimi i automjeteve jashtë fashës orare të përcaktuar.

Duke filluar nga dita e hene, ka një ndryshim për sa i përket lejimit të lëvizjes së automjeteve që përdoren për të shkuar në punë. Lejohen për të shkuar nga banesa në drejtim të qendrës së punës nga ora 05:00 deri 08:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 17:30 për t’u kthyer në banesë.

Të gjitha autorizimet e dhëna në funksion të biznesit për mjetet e përdorimit vetjak 4+1 do të përdoren vetëm në destinacionin shtëpi – punë dhe punë – shtëpi. Nuk do të lejohet dhe nuk do të tolerohet në asnjë rast lëvizja e mjeteve 4+1 jashtë kësaj fashe orare në bulevarde, rrugë apo qendra urbane.

Nuk do të pengohen mjetet e transportit të mallrave të çfarëdolloj kategorie qofshin, pra janë të lira për të lëvizur gjatë gjithë kohës.

Qytetarët të cilët mund të kenë një emergjencë të caktuar shëndetësore, duhet të telefonojnë në numrin 112 ose 129, për të bërë njoftimin e targës dhe të destinacionit ku do të lëvizin në mënyrë që të mos pengohen dhe gjobiten.