Reklame:

“Parc de la Distance”, parku publik qe respekton rregullat e distancimit social

Për të frenuar përhapjen e koronavirusit, të gjitha hapësirat e gjelbra publike janë mbyllur në të gjithë botën. Por çfarë do të ndodhë kur parqet dhe hapësirat të hapen?

Nuk do të jetë e lehtë t’i gëzohesh natyrës dhe qytetit dhe në të njëjtën kohë të respektosh distancimin social.

Një ide sesi mund të konceptoheshin hapësirat e gjelbra urbane vjen nga arkitektët austriakë të Studios Precht – dizajnerët projektuan një model, i përshtatur për një hapësirë të lirë në Vjenë, i cili mund të krijohet edhe në qytete të tjera në botë. E kanë quajtur “Parc de la Distance” – Parku i distancës – një oaz inovativ ku mund të gjesh pakëz paqe në hapësirën urbane.

Parku, i cili frymëzohet nga një gjurmë dixhitale, përfshin një seri shtigjesh paralele, shtigje rrethore dhe mbrojtje që të sjellin ndër mend arketipin e labirintit.

Çdo shteg ka një portë në hyrje dhe në dalje që tregon nëse është “i zënë” apo i “lirë”, pra nëse mund të shëtisni vetëm, në mënyrë të sigurt, pa takuar vizitorë. Korsitë janë 2,4 metra larg nga njëra-tjetra dhe 600 metra të gjata. Mbrojtjet janë të gjera 90 centimetra dhe me lartësi të ndryshueshme.

Vizitorët ecin përgjatë një shtegu dhe, megjithëse të ndarë vizualisht, ata mund të dëgjojnë hapat njerëzve të tjerë në shtigjet aty pranë në mënyrë që të mos “ndihen shumë të izoluar”. Shëtitja zgjat rreth 20 minuta – me këtë rast ju do t’i shpëtoni ritmit dhe zhurmës së qytetit.

“Është një moment për të menduar, për të medituar ose thjesht për të shëtitur vetëm në natyrë” – shpjegoi Chris Precht.

“Kam vizituar shumë qytete, por mendoj se nuk kam qenë kurrë vetëm në një hapësire publike”- shtoi projektuesi.
Në kohërat e koronavirusit është kopshti ideal për të shtriqur këmbët, për të shijuar gjelbërimin dhe për të marrë pak ajër, duke mos rrezikuar shëndetin.

Labirintet kanë vetëm një drejtim, shëtitjet bëhen rigorozisht vetëm. Nëse shihet nga lart, parku ngjan me një gjurmë gjigante dixhitale.

Studio Precht është themeluar në vitin 2017 nga Fei Tang Precht dhe Chris Precht. Selia operative ndodhet në mes të majave të Austrisë. Qyteti më i afërt është Salsburgu.