Reklame:

Rritet serish numri i te infektuarve – 17 raste te reja me Covid-19

Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime ku 17 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 820 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.

Rastet e reja të konfirmuara janë përkatësisht: 9 në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 raste në Kamëz.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 70 përqind e të prekurve janë aktualisht të shëruar

Gjithsej janë ende 219 raste aktive dhe në 2 spitalet Covid janë 38 pacientë të shtruar ku 8 prej tyre ndodhen në terapi intesive.