Reklame:

Lushnje, shtohen te prekurit nga Covid!

Dite e fundit eshte rritur frikshem numri i personave te prekur nga Covid-19 ne nivel kombetar por edhe Lushnja nuk ka mbetur pas.

Nga nje vezhgim i shpejte i Agronews shkak per Lushnjen eshte bere mosrespektimi i karantines nga persona qe jane kthyer nga Greqia, Italia apo vende te tjera.

Megjithe detyrimin ligjor per te qendruar 14 dite ne banese, keta persona nuk e kane respektuar ligjin duke dale nga banesa dhe kontaktuar me persona te tjere.
Policia i ka listuar dhe eshte vene ne djeni per levizjen jashte banese por tashme eshte vone.

Lushnja dhe Divjaka sot kane 6 paciente te rinj me covid-19. Ky eshte rasti qe duhen publikuar emrat e te kthyerve nga jashte dhe qe te ruhet pjesa tjeter e popullates.

Agronews.al