Reklame:

Mungese te kanaçeve ne treg/ Pandemia rrit kerkesen per pije dhe ushqim te konservuar

Kërkesa për kanaçe alumini është rritur ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit, duke nxitur firmat që të shtojnë kapacitetin e prodhimit.  Ndërkohë që baret dhe restorantet në Shtetet e bashkuara u mbyllën, konsumatorët blenë pako të mëdha me pije në supermarket, sipas ekzekutivëve të sektorit.  Shitjet e ushqimeve të konservuara u rritën gjithashtu.  Kjo po i jep vrull zhvendosjes drejt kanaçceve të aluminit për pijet, larg shisheve plastike dhe të xhamit.

Prodhuesit thonë se kanaçet e aluminit kanë normë më të lartë të riciklimit se xhami dhe fabrika.  Coca Cola bëri të ditur se produkte si “Minute maid” dhe “Cola Zero” mund të jetë e vështirë të gjenden në kanaçe, për shkak të ofertës së kufizuar.   Zëdhënës të kompanisë thonë se pavarësisht shtimi të kapacitetit, kërkesa është ende shumë e lartë.    Shitjet me pakicë të pijeve në kanaçe, u rritën me 24% në Mars dhe kanë vazhduar trendin që prej atëherë.  Pjesa e tregut të birrave në kanaçe në Shtetet e Bashkuara u rrit nga 60% në 67% në tremujorin e parë dhe qëndroi në 65% në të dytin, pavarësisht rihapjes së disa bareve dhe restoranteve.   “Crown Holdings”, një prodhues gjigant i kanaçeve në SHBA, deklaroi se e përballoi rritjen e kërkesës në Amerikën e Veriut duke importuar kanaçe nga Amerika Latine, ku kërkesa ra gjatë pandemisë.