Reklame:

Dashuria per natyren mposht flaket e zjarrit ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

Rreziku nga zjarret ende nuk eshte larguar ne vendin tone. Thatesira dhe temperaturat e larta ne muajin Shtator kane mbajtur te mobilizuar maksimalisht monitoruesit per zjarre ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta.
Qe ne oret e para te mengjesit te sotem eshte evidentuar nje zjarr ne zonen e pyllit prane pishes se madhe ne PKDK.

Menjehere pas sinjalizimit rreth ore 6:00 te mengjesit ne vend ngjarje kane shkuar stafi i AdZM Fier dhe Reparti Zjarrfikes Divjake ku kane rezultuar tre vatra zjarri ne afersi me njera tjetren. Eshte hasur veshtiresi nga zjarrfikesja per te shkuar ne afersi te zjarrit per shkak se vatrat ndodheshin larg shtigjeve ne brendesi te pyllit.

Pas rreth nje ore stafit te AdZM Fier dhe Zjarrfikesve u jane bashkuar rreth 20 forca ndihmese nga Bashkia Divjake si dhe vullnetare.
Fatmiresisht fale reagimit te shpejte dhe profesional u be e mundur venia nen kontroll e zjarrit duke mos rrezikuar pjese te tjera te pyllit.

Puna per shuarjen plotesisht te zjarrit ka vazhduar deri rreth ores 17:00 per te qene plotesisht te sigurte pasi eksperienca ka treguar qe vatrat e zjarrit ne pyllin e pishes riaktivizohen shume shpejt si pasoje e humusit dhe rreshires gje e cila kerkon nje kujdes teper te vecante.

Bashkimi i njerezve dhe dashuria per te mbrojtur natyren tha frytet e saj diten e sotme duke mos lejuar flaket e zjarrit te shkaterrojne kete park i cili eshte nje thesar jo vetem per banoret e zones por per te gjithe Shqiperine.

Nga hetimet paraprake dyshohet qe zjarri te kete qen i qellimshem gje e cila do te angazhoje maksimalisht forcat policore per te prangosur autoret e ketij krimi mjedisor qe mund te kishte pasoja katastrofike.