Reklame:

98-te vjetori i krijimit te Sherbimit Pyjor Shqiptar, Mbillen 98 pisha ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

Me 27 Janar 1923, u dekretua Ligji “I Pyjeve dhe i Kullotave”, i cili njihet si ligji i pare shqiptar i pyjeve dhe kullotave, por edhe ne fushen e bujqesise dhe kjo date eshte shpallur tashme si “Dita e Krijimit te Sherbimit Pyjor Shqiptar”, me vendim te Qeverise ne v. 1998.

Ne kuader te kesaj dite ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta, nje grup inxhiniere pyjesh, sebashku me AdZM Fier, mbollen 98 pisha mesdhetare me rastin e 98 vjetorit te Sherbimit pyjor. Pishat u mbollen ne siperfaqen e reres ne zonen e plazhit, ku ka dhe nje largim te detit si pasoje e ndryshimeve te klimes.  Ne kete pjese nga mbjelljet e pervitshme po krijohet nje siperfaqe e re pylli.
Vetem ne 6 vitet e fundit ne PKDK jane mbjelle rreth 25 000 fidane te rinj.
Fale Rangersave te AdZM Fier, te gjithe punonjesve nder vite qe kane punuar ne kete park, por edhe nga banoret e zones pylli natyror i pishes eshte pylli me i mbrojtur ne vendin tone, me nje siperfaqe rreth 1200 ha qe prej vitit 1966. Sot Parku Kombetar Divjake-Karavasta brenda kufijve te tij si zone e mbrojtur numeron 5 310 ha siperfaqe pyjore.

Gjate ketyre 98 viteve fatkeqesisht kemi humbur rreth 1/3 e siperfaqes se pyjeve ne te gjithe Shqiperine qe nga krijimi i Sherbimit pyjor Shqiptar dhe demi me i madh eshte shkaktuar 30 vitet e fundit. Zjarret dhe shpyllezimet masive te pyjeve shqiptare nga babezia njerzore ka sjelle edhe katastrofa te medha natyrore, si erozione dhe permbytje. Nje pyll i dendur arrin te thithe rreth 25 % te reshjeve te shiut pa llogaritur çlirimit e oksigjenit ne natyre per mushkrite tona dhe per te gjithe gjallesat e tjera ne toke.