Reklame:

Horizont EU prezanton projektin me banorët e rajonit nr. 4 në Lushnje

Në dt 10 mars ora 10:00, në ambjentet e bllokut të banimit të lagjes Gafurr Muco, Rajoni nr 4, u bë prezantimi i projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim merrnin pjesë banorë të bllokut ku do të realizohet projekti si dhe përfaqësues nga rajoni z. Benard Linatopi kr. i Rajonit Nr 4 si dhe dr. Policise Bashkiake së bashku me Inxhinierin e Ujësjellës Kanalizime z. Renaldo Bace.

Takimin e hapi kordinatori i projektit z. Shkëlqim Bylykbashi i cili u shpjegoi të pranishmëve rëndësinë që ka angazhimi i qytetarëve në aksione me bazë komunitare dhe veçanërisht bashkëpunimi me komunitetin.

Gjatë fjalës së tij z. Bylykbashi shpjegoi investimin që do të realizohet dhe rolin e banorëve në këtë investim e veçanërisht në mirëmbajtjen e tij në vazhdimësi.

Kryetari i Rajonit Nr.4, z. Benard Linatopi në fjalën e tij vlerësoi këtë ndërhyrje për bllokun e banimit si dhe rëndësinë që kanë këto investime për çdo moshë e në veçanti për të rinjtë.

Ndërsa z. Yrrjet Saliasi, Expert Mjedisi u foli të pranishmëve për rëndësinë që ka në jetën e përditëshme si në familje, shkollë e komunitet higjena dhe pastërtia duke rritur cilësinë e shëndetit dhe të jetës në bllokun tuaj të banimit.

Të rinjtë prezent u treguan të gatshëm të jepnin kontributin e tyre kur tu kërkohej si dhe vlerësuan projektin dhe gjetjet për moshat e tyre duke vendosur në bashkëpunim edhe vendin se ku dëshirojnë të vendoset fusha e Ping – Pongut.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes banorëve për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave që shoqërojnë komunitetin në këtë zonë.

Ky projekt mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP.

#ReLOaD

#ReLOaDAlbania;

#DemokraciVendore

#Bashkia Lushnje

#BallkaniPerëndimor

#EuropeanUnionInAlbania

#UNDPAlbania