Reklame:

Horizont EU/Orë edukative dhe ndërgjegjësuese në shkollën e Mesme Profesionale “Hasan Gina”

Në dt 27 prill ora 13:30 në ambjentet e shkollës se mesme profesionale “Hasan Gina” u bë prezantimi i projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim merrnin pjesë 20 nxënës të klasave te 10-ta të shkollës se mesme profesionale te deegeve elektricist dhe informatike. Disa prej nxenesve janë banorë të bllokut ku po realizohet projekti në Rajonin Nr 4.

Kordinatori i projektit Shkëlqim Bylykbashi u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka angazhimi i qytetarëve në aksione me bazë komunitare në përgjithësi dhe ne vecanti rolin e rinisë dhe nxënësve në vecanti.

Bylykbashi u shpjegoi nxënësve detaje mbi investimin që do të realizohet dhe rolin e nxënësve në këtë ndërhyrje për reabilitimin e ambjenteve publike e veçanërisht në mirëmbajtjen e tij në vazhdimësi.

Në fjalën e tij kordinatori theksoi rëndësinë që ka mjedisi në jetën tonë të përditëshme dhe vecanërisht referuar ngrohjes globale që po përjeton planeti si dhe mënyra për ta parandaluar dhe zbutur efektin e ngrohjes nëpërmjet rolit të njeriut në këtë process shumë të rëndësishëm.
Horizont EU dhe angazhimet e saj si organizatë ishin një tjetër ndalesë e z. Bylykbashi në bashkebisedimin me nxënësit duke u treguar nxënësve për sektorin e mjedisit dhe rolin e organizatës në realizimin e disa projekteve me impakt në mjedisin natyror, kulturor e social të bashkive Lushnjë e Divjakë si dhe në nivel qarku.

Nje tjeter aspekt që u vleresua gjatë bashkëbisedimit ishte kërkesa që nxënësit ngriten për reabilitimin e ambjenteve sportive që ka shkolla por që nuk janë efiçentë për shkak të mungesës se investimeve apo amortizimit nga koha të atyre ekzistuese. Nxënësit treguan gadishmëri për tu përfshirë në aksionet e ndërmara për reabilitimin e hapësiarve publike dhe në vecanti pjesës që ka të bëjë ambjentet e shkolles se tyre. Gjithashtu nxënësit treguan interes për montimin e objekteve të parashikuara si dhe në vazhdimësi për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik ofruan gjithë hapësirat e mundëshme për bashkëpunim si dhe hapësira më të mëdha ndaj shërbimit komunitar me disa orë shtesë ku Horizont EU dhe organizata me fokus ndihmën ndaj komunitetit do të jenë të mirëpritura.

Nxënësit e pranishëm u njohën me rëndësinë që ka në jetën e tyre të përditëshme si në familje, shkollë e komunitet higjena dhe pastërtia duke rritur cilësinë e shëndetit dhe të jetës në bllokun e tyre të banimit.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësit për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave që shoqërojnë  në këtë moshë gjithë të rinjtë dhe vecanërisht ata të cilët kanë ebergji dhe preference në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese të kalimit të kohës së lirë.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#Bashkia Lushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania