Allprenaj pjese e njësisë administrative Golem bashkia e Lushnjes, prej vitesh kerkon shtrimin e më pak se një kilometër rrugë deri në fshatin e tyre. Rreth 150 familje pengohen në jetën e tyre të përditshme ekonomiko-sociale dhe ca me keq kur duhet te percjellin per ne varreza te afermit e tyre te cilat ndodhen mbi fshat.
Banorët të cilët janë ankuar prej vitesh në bashki sot kanë kërkuar takim me drejtuesit për hallin e tyre.
Një përfaqësi e banorëve se bashku me kryeplakun janë takuar me nënkryetarin e bashkisë Elton Korreshi për problemin që çdo ditë e më shumë i shqetëson.
Pas takimit banoret shprehin mosbesimin e tyre sa i perket ndarjes se fondeve ne njesi administrative e vecanerisht e shohin si nje nga arsyet e braktisjes se fshatit.
Ata shprehen se vetëm për votime dhe premtime, matje e projekte kaemi parë dhe rruga e tyre vazhdon të degradohet dita ditës.
Fshati Allprenaj ndodhet vetëm 4 kilometra nga bashkia e qytetit dhe rruga e shkatërruar është vetëm 1 kilometër çka do të thotë se mungon deshira dhe vullneti. Kjo ndodh ne nje kohe kur kr Edi Rama thote se bashkite nuk dine te aplikojne per te mare projekte!
Pra nuk mungojne parate por deshira dhe aftesia e bashkise!
A do ta mbaje kete radhe fjalen bashkia per premtimin e dhene?