
Erozioni i lumit Shkumbin po afrohet gjithnjë e më shumë me rrugën turistike të Vilë Bashtovës, duke rrezikuar infrastrukturën, bizneset dhe investimet në bregdet. Sot, lumi ndodhet vetëm 4–5 metra larg rrugës, ndërsa pesë vite më parë distanca ishte të paktën 30 metra. Por dëmet nuk kufizohen vetëm te turizmi. Sipas banorëve, zhvendosja e rrjedhës […]




Horizont EU në kuadër të projektit “Përmirësimi i Biodiversitetit dhe Infrastrukturës Turistike në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta” organizoi 3 orë praktike me shkollës 9-të vjeçare Gërnenj. Bashkëpunimi mes Horizont EU dhe AdZM Fier, vecanërisht për Parkun Divjakë – Karavasta me specialistin Ervin Allushi dhe nxënësit e klasave të 8-ta u zhvillua në terren si pjesë e projektit në vijim ku në orët e mëparshme po me këta nxënës u realizuan orë teorike si dhe shënuam një pjesë të mirë të shtigjeve rreth zonës ku jetojnë apo edhe mësojnë si rasti i shkollës që ndodhet pranë Pyllit të Gjenerukës, pjesë e PKDK.




