Reklame:

FAO do jape 4.5 mln dollare për Shqipërinë ne ndihme te bujqesise

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) do akordojë 4.5 milionë dollarë për të mbështetur sigurinë e ushqimit dhe zhvillimin rural në Shqipëri. Kjo u njoftua nga Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuci . Programi, i cili do të zgjasë tre vjet, synon, ndër të tjera, të mbështesë fermerët në shkallë të vogël dhe fermat familjare. “Projekti do të ndihmojë fermerët të përmirësojnë qasjen e tyre ndaj skemave financiare si instrumenti i para-pranimit për zhvillimin rural Ipard II”, shpjegoi Cuci. Falë këtij programi, vendi duhet të forcojë kornizën legjislative dhe institucionale, në lidhje me transformimin e produkteve bujqësore dhe ndryshimin e klimës, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë në sektorin e bujqësisë.