Reklame:

Ndotja dhe mbrojtja e mjedisit

Biosfera karakterizohet për qëndrueshmërinë e madhe ndaj ndryshimeve të jashtme, mirëpo veprimtaria e njeriut në Tokë e ka ndryshuar natyrën më shumë se cdo qenie tjetër në të. Njeriu për të kënaqur nevojat e tij shkaktoi crregullime në ekuilibrin dinamik të saj.
Veprimtaria e njeriut mund të jetë dy llojëshe: është e dobishme atëherë kur e rregullon mjedisin për tu plotësuar nevojat ushqimore, të banimit etj dhe është e dëmshme atëherë kur shkakton ndryshime në biotop ( mjedisi jetësor ku ai jeton) dhe biocenoz ( qeniet e gjalla të cilat jetojnë në at biotop).
Veprimtaria e dëmshme e njeriut bëhet shum më e shprehur me zhvillimin e teknologjisë e sidomos me zhvillimin e teknikave dhe makinerive të ndryshme me anë të të cilave ai bëhet i gjithfuqishëm dhe i rrezikshëm për mjedisin ku punon dhe vepron.
Njeriu duke i shfrytëzuar në mënyrë të pa kontrolluar burimet e natyrës, dëmton sistemet natyrore dhe kështu duke e cuar Tokën në kufi të kapaciteteve të saj. Natyralisti i njohur amerikan Aldo Lepoldo (1949) shprehet: “Ne abuzojmë me natyrën sepse e shikojmë si një komoditet që na përket neve, vetëm kur ta shikojm natyrën si një komoditet të cilës ne i përkasim, atëher mund të fillojmë ta duam dhe ta rrespektojmë’’.

MBROJTJA E MJEDISIT
Me termin mbrojtje nënkuptojmë vënien në një anë ose racionalizimin e rezervave fikse për tu shfrytëzuar dhe në të ardhmen . Mbrojta e mjedisit siguron mbajtjen e cilësive të natyrës sic është riprodhimi i vazhdueshëm i bimëve , kafshëve dhe lëndëve të dobishme për njeriun.
Të gjithë ne jemi pjesë e mjedisit dhe njëherit përgjegjës për zgjedhjen e problemeve të tij.