Reklame:

Makinat elektrike – Prodhuesit gjermanë do të investojnë rreth 60 mld euro në tre vitet e ardhshme

Industria gjermane e makinave do të investojë rreth 60 miliardë euro në tre vitet e ardhshme në makinat elektrike dhe makinat e automatizuara. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Shoqata Gjermane e Industrisë  së Makinave (VDA), Bernhard Mattes , përmes një deklarate ditën e shtunë.

“Ne do të investojmë mbi 40 miliardë euro në mobilitetin elektrik gjatë tre viteve të ardhshme dhe rreth 18 miliardë euro do të investohen në digjitalizimin dhe ngasjen e lidhur dhe të automatizuar”, tha presidenti i VDA, Bernhard Mattes.

Sipas këtij të fundit, pa makinat elektrike objektivi i Bashkimit Europian për CO2 nuk do të mund të arrihet deri në vitin 2030.

Ndërkohë, ndërsa deklaroi se infrastruktura për makinat elektrike duhet të zgjerohet, Mattes theksoi gjithashtu se duhen ofruar stimuj për blerësit e tyre. (scan)