Reklame:

Peshku si pasion dhe ushqim

Pastrimi i kanaleve dhe rritja e qarkullimit te ujit shtojne ushqimin dhe oksigjenin ne uje e per rrjedhoje edhe sasine e peshkut qe qarkullon ne keto ujera. Emisari i Terbufit dhe i Karavastase jane dy kanale qe vazhdimisht kane patur peshk per te apasionuarit e katij sporti qe ne shume raste kthehet edhe ushqim.

 

 

 

 

 

Mjetet per te kapur peshkun fillojne qe nga grepat e deri tek rrjeta me ulje ngritje me shkopinj te gjate Cikez, ne parimin e leves se Arkimedit apo duke e mekanizuar Arkimedin me forma te avancuara Bilanc qe ka edhe mekanizmin me kosto te ulet.

Banoret e ketyre zonave e kane ngritur strukturen dhe per cdo dite ne kohe te caktuara shkojne dhe ulin rrjeten duke e joshur peshkun me ushqim ne rastin me te mire ose me drita ne rastin me te keq.

Sidoqofte, pa te nuk dalin edhe pse ankohen se nuk ka me peshk siç ka patur dikur.

 

 

Perdorimi i pesticideve, shtimi i ujerave te ndotur nga trajtimet e ndryshme me plehera te bimeve ne sera apo edhe mbetjet e shumta te derdhura ne kanale e perrenj te cilet perfundojne ne kanalet kullues te emisarit dhe ky i fundit i çon ne det.

Keto mbetje si dhe thatesira e madhe apo sasia e paket e ujit ne qarkullim, kane ndikuar ne uljen e sasise se peshkut apo te mbijeteses se atyre rasateve qe i rezistojne me shume kushteve te reja te krijuara nga ndryshimet klimaterike por edhe ndikimi i njeriut ne natyre.

 

 

 

Jane te shumte amatoret e gjuestise se peshkut te cilet e kane passion dhe njeherazi mbushin kohen e tyre te lire ne keto zona ku natyra ka nderthurur bukur kodren, detin dhe fushen. Permiresimi i infrastruktures nga rruga e re Babunje – Agim (Libofshe) do te filloje te gjalleroje zonen dh eta ktheje ne nje atraksion turistik per te cilin banoret e zones duhet te fillojne te mendojne qe tani.

Dhomat e teperta si dhe ushqimi i mare nga baçja e tyre apo te komshise jane ushqim i preferuar dhe i rralle per turiste te shumte nga europa.

 

 

 

 

 

Agroturizmi nuk eshte dnonje shpikje e re por thjesht, leshimi i dy dhomave me kushte normale, tualet e uje te rrjethshem dhe ushqim nga ai qe vete banori i fshatit ha çdo dite.

Nese ka nje lope, dhi apo dele, qumeshti apo djathi e gjalpi ç bere vete dhe dy veze te mara nga koteci juaj, jane nje vakt qe keta bujtes do ta kujtojne gjate dhe do te vijne ta shijojne perseri, por kete radhe nuk do te jene vetem, por te pakten dyfish me shume.

Agronews.al