Reklame:

Shafrani i Indise (Turmeriku), kujdes nga efektet anesore te tij

I ben mire melçise, stomakut, kockave, parandalon shume semundje dhe ndihmon kunder Alzheimer dhe tumoreve; a eshte kurkumaja apo turmeriku ne te vertete perberesi i nje te ardhme per ata qe duan te jetojne mire?

Njihen rreth 80 specie te njohura te kurkumase dhe prej pak vitesh perdorimi i tyre eshte rritur ndjeshem.
Kultivohet ne pjesen me te madhe te zonave tropikale. Pjesa me e rendesishme eshte rrenja qe mban te gjithe substancat me te rendesishme te bimes.

Vetite me te njohura dhe te provuara jane ato te prodhimit te lengjeve qe sekretohen nga melçia, ndaj turmeriku kontribuon ne eleminimin e shtimit te kolesterolit, duke lehtesuar dhe tretjen e vakteve te renda dhe me yndyrna.

Mund te kuroje edhe Alzheimerin

Kurkumaja ose turmeriku nuk ka vetem veti antioksidante, por dhe antiinflamatore dhe antivirale, eshte shume e perdorshme dhe per mostretjen apo fryrjen e barkut nga gazrat. Gjithashtu mund te jete e dobishme dhe ne trajtimin e nje numri te pafund semundjesh si Alzheimer, artriti e tipe te ndryshem tumoresh, nga ai i zorres se trashe, pankreasit, tumorit te gjirit dhe te mushkerive.

Njihet dhe si Shafrani i Indise

Edhe ne kuzhine, pjesa e perdorshme eshte rrenja, e cila perdoret per pergatitjen e kerrit dhe salcave te ndryshme.
Per shkak te aftesise qe ka t’u jape ngjyre te verdhe ushqimeve, kurkuma njihet dhe si shafrani i Indise, nga aroma, shija pikante dhe e forte qe te kujton xhenxhefilin.

Dozat e keshilluara

Sipas eksperteve, doza e keshilluar gjate dites eshte 1.5-3 gram, ne forme pluhuri.
Per arsye mjekesore, sidomos ne lidhje me melçine mund te merret dhe ne forme çaji. Perveç perfitimeve te mesiperme turmeriku ndihmon dhe ne rregullimin e qarkullimit te gjakut, por ka dhe efekte anesore nese merret me shume se doza e nevojshme.

Efektet anesore

Per t’u mbajtur mend nder efektet anesore te turmerikut jane shfaqja e sheqtesimeve gastrointestinale, te vjella dhe diarre.
Njerezit qe vuajne nga guret ne temth, ose probleme te tjera eshte me mire te mos e perdorin. Gjithashtu i njejti diskutim eshte dhe per ata qe ndjekin terapi me baze antikoagulantesh, pasi mund te shtoje rrezikun e gjakderdhjes.

Turmeriku antistres

Antibakterik, ne gjendje qe te ndihmoje organizmin per te kontrastuar bakteret e jashtem dhe antioksidant i fuqishem per te luftuar radikalet e lira qe jane nje nder shkaqet kryesore te plakjes dhe sigurisht qe turmeriku luan rolin e tij.
Por nje nga efektet me te mira te trumerikut jane ato kunder ankthit dhe stresit, dhe kunder psoriazeve dhe semundjeve te lekures.