Reklame:

Kompensimi i qumeshtit – Fermeret e vegjel, E kemi te pamundur te paguajme sigurimet

Edhe pse qeveria miratoi nje vendimin për kompensimin e prodhuesve të qumështit, të cilët preken nga skema e uljes së TVSH-së së rimbursimit, fermeret jane skeptik per zbatimin por mbi te gjitha fermeret e vegjel jane pothuajse te perjashtuar.

Vendimi përcakton se fermerët do të kompensohen për qumështin e shitur me faturë tatimore 10 lekë për litër, deri në 700 mijë lekë. Pra, nëse një fermer shet qumësht me faturë, ai do të rimbursohet deri në vlerën e 700 mijë lekëve, me nga 10 lekë për litër. Por qe nje fermer te perfitoje vleren e kompensimit duhet te jete regjistrua me NIPT bujqesor e cila shoqerohet edhe me pagese te kontributeve shoqerore dhe shendetesore.
Fermeret e kane NIPT-in por eshte pagesa e sigurimeve qe e ve ne veshtiresi nje pjese te tyre ndersa pjesa tjeter e ka te pamundur sepse vlera e fitimit te tyre eshte aq e vogel sa nuk  mund perballoje koston e pageses. Nga ana tjeter edhe grumbulluesit kane shprehur shqetesimin e tyre sepse nese fermeret nuk kane NIPT ata e kane te pamundur te grumbullojne qumeshtin e tyre me fature dhe fermeret e vegjel perbejne rreth 60 – 70% te fermereve te vendit.
Per me teper ju ftojme te ndiqni emisionin Agronews dhe intervisten me shqetesimet e fermerit Sami Vrapi dhe grumbulluesit Avni Sula dhene per gazetarin Shkelqim Bylykbashi ne Radio Lushnja.