Reklame:

Mbrojtja bimeve ne kete periudhe dhe praktika agronomike per fermeret

Shirat  e ditëve të fundit , kanë sjellë një shtim të rezervës  së ujit në tokë ,në dobi të bimëve  të mbjella. Në aspektin e sigurimit të ujit në tokë ishte shumë i dobishëm, kjo duke ditur edhe mungesën e shirave për një kohë të gjatë.

Në aspektin e mbrojtjes  së bimëve këto shira kanë qenë edhe një këmbanë alarmi për të përsëritur trajtimet  sidomos për sëmundjet  në vreshta  dhe në mollë , dardhë  e ullishte .

Dhjetëditorin e parë të muajit Maj, 2019  nevojitet të fokusohemi në këto praktika  dhe shërbime bujqësore:

1.Perime:  (serra  dhe fushë)

Nga shërbimet shumë cilësore  në domate, kastraveca, shalqin, etj bimët janë rrritur me shpejtësi. Karstraveci dhe domatja ka ditë që ka dalë  në treg.

Në fermomonet monituruese për tutën absolute nuk janë vënë re të bien insekte të Tuta absoluta. Kjo është një shenjë e mirë se masat paraprake si higjenizimi i mjedisit brenda  dhe jasht serës nga bimët e egra strehuese të saj kanë dhënë një efekt të mirë parandalues.

Nevojitet që të vazhdojnë trajtimet me preparate me bazë bakri për vrugjet në domate  dhe kombinimi i preparative me bazë bakri plus preparate me bazë squfuri për mbrojtjen e kastravecit nga hiri.

Ajrosja  e serave është me rëndësi për uljen e lagështirës ajrore, ulje  e cila kufizon sëmundjen e hirit vrugut, kalbëzimit të bardhë  tek domatja.

Në perime bëhen krasitjet  e duhura në domate, kastravec, shalqin. Pastrimi i gjethegjërave brenda dhe jasht serës për paksimin në maksimum bazën infektuese  nga krahëbardha, tripset, tenjës  së perimeve Tuta absoluta, afidet.

 

2.Në vreshta:

Dhjetëditorin e fundit të muajit Prill, te vendosën feromonet që mbrojnë hardhinë nga tenja (Lobesia botrana).

Për këtë arsye për tenjën nuk do të lindë nevoja për trajtime me insekticide biologjike, si gjatë muajit Maj dhe as më vonë.

Problemi numër një është mbrojtja  e hardhisë  nga sëmundja  e Vrugut  dhe Hirit.

Mbas shirave të ditëve të fundit nevojitet urgjent të bëhen trajtimet  e kombinuara; preparatet me bazë bakri që  e mbrojnë hardhinë nga vrugu plus preparate me bazë squfuri që mbrojtjen e hardhisë nga hiri.

Këto përzihen bashkë  dhe treten mirë  në tankun e pompës  spërkatëse.

Respektohe doza që është e shkruar në etiketa, përdoret  400 litra ujë për hektarë ( 40 litra për dynym tretësirë kur përdorini pompa motorrike të varura në traktor, dhe 600 litra për ha , ose 60 litra për dynym kur përdoren pompa  shpine.

Pulverizimi  i mirë i tretësirës, dhe mbullimi uniform i pjesëve të  hardhisë ( në anën e poshtme  dhe të sipërme të gjethes  si dhe kërcejtë) janë vendimtare në arritjen e një cilësie të mirë spërkatëse.

Nëse pas  trajtimit bie mbi 10- 15 (dhjetë-deri pesëmbjedhetë milimetra shi ) Trajtimi përsëritet. Nëse bie  shi dhe pushon nuk duhet pritur, por duhet të përsëritet menjëherë trajtimi.Edhe nëse  bëhen 1-2 trajtime tepër në këto faza, do ti kurseni  ato  në javët  e mëvonshe.

Nëse  do vonohemi gjatë muajit Maj, do të na duhet të bëjmë më shumë trajtime në javët që vijnë, si dhe mbrojtja nga vrugu dhe hiri nuk kanë garanci).

Muaj Maj, është vendimtarë për hardhinë. Më  vonë  kemi më  shumë siguri mbrojtje.

Vreshtat kryesisht paraqiten mirë deri në fund të muajit Prill. Tani kujdesi  duhet më i madh, si në numrin e trajtimeve ashtu edhe në cilësinë  e tyre. Dihet që preparatet me bazë bakri dhe squfuri kanë  vetëm veprim kontakti  mbi  sëmundjet  dhe nuk janë sistemik që futen në të gjithë trupin e bimës  nëpërmjet qarkullimit të sistemit të limfës.

Pra janë preparate që e Parandalojnë prekjen e sëmundjeve dhe jo Kuruese, pra pasi infeksioni ka ndodhur.

Herrja  e gjerbër te hardhia nuk duhet vonuar “Një herrje e lastarëve parazitarë te hardhia, vlenë sa një trajtim me fungicide, por  edhe sa një plehërim plotësues  sepse hiqet biomasa jo prodhuese“

 

3.Në Mollë  dhe Dardhë

Në mollë  dhe dardhë këto ditë varen dispensërat e feromonit për mbrojtjen nga krimbi i mollës  dhe dardhës.

Vazhdojnë trajtimet ndaj kromës (Venturia inaqualis) me të njëjtët preparate  si tek hardhia, pra kombinimet  e preparave me baze bakri me ato me bazë qufuri duke i përzier bashkë. Edhe tek molla  dhe dardha kroma është po kaq agresive  gjatë muajit Maj , ashtu si hiri dhe vrugu  në vreshta.

 

4. Në ullishte

Kryhet  edhe një trajtim  me preparate me bazë bakri  për mbrojtjen nga  sëmundja  e gjetheve  të ullirit e quajtur syri i palloit ( quhet kështu se njollat në gjethet e ullirit janë me rrathë koncentrikë  të ngjashme me  njollat  te penda  e shpendit të bukur të palloit).Tretësira  e spërkatjes mbron gjethet e reja të ullirit në lastarët  e rinjë të sapo kanë filluar të rriten.

Tani ulliri ndodhet në fazën e butonizimit (paralulëzimit) Bëhen trajtime me produkte me bazë BORI  biologjik.Ky mikrelement rrit përqindjen e lidhjes  së kokrrave   sepse rrit pjellorinë  e luleve  si dhe forcon bishtin e kokrrave të reja  të sapoformuara.

Plehërimet: tek të gjitha bimët bëhen plehërime me plehrat e rekomanduara  që përdoren në bujqësinë biologjike, si dhe plehërim me lëng plehu si plehërim plotësues në perime.

Disa fermere po përdorin edhe plehërimin e perimeve me plehërim gjethor nga ekstrakti i bimës së hithrës. Në një fuci 200 litërshe  me ujë  janë futur   rreth 10-12 kg hithra  dhe pas disa  ditëve ekstratin e dalë  e përdor si lëng plehu për perimet; ose  bashkë me lëngun e plehut mes rreshtave ose  me spërkatje si plehërim gjethor.