Reklame:

Luleshtrydhja dhe efektet ne zemer

Nje lajm i mire arrin nga Universiteti i Oklahomes, SHBA, ku shkencetaret kane verejtur se luleshtrydhjet e ulin nivelin e kolesterolit ne gjak.

Studiuesit gjate 4 javeve kane percjelle gra te cilat vuajne nga sindroma metabolike dhe te cilat kane konsumuar çdo dite nga 25 grame pluhur nga dredhezat e ngrira dhe te thara.

Ata kane verejtur nje ulje e nivelit te kolesterolit te pergjithshem dhe LDL kolesterolit per 6%.

Luleshtrydhet, te cilat tashme prej nje kohe te gjate jane te njohura si antioksidues i fuqishem me perberesit e saj bioaktiv, ulin peroksidimin e lipideve, duke ulur keshtu edhe LDL-kolesterolin ne gjak dhe ne menyre te drejtperdrejte parandalojne krijimin dhe zhvillimin e shtresave aterosklerotike ne enet e gjakut.

Substancat me meritore te dredhezes per kete efekt jane fitorerolet, proteinat dhe flavonoidet. Studimi ka treguar se konsumimi i perditshem i dredhezave dhe produkteve te saj, mund te jete i nje rendesie te madhe te personat me sindrome metabolike.