Reklame:

Vlerat ushqyese te kajsive

Të pjekura, me ngjyrë të artë, me një aromë të ëmbël dhe sipërfaqe prej kadifeje – ose me një hije më intensive kur thahen- kajsitë janë të lidhura ngushtë me pjeshkat, kumbullat dhe nektarinën. Nganjëherë nën-vlerësohen si fruta, ndoshta për shkak se ka një larmishmëri të madhe frutash për të zgjedhur në tregjet e sotme.

Prejardhja e kajsisë konsiderohet Azia juglindore. Sot ajo kultivohet në zonën Eukrate të dy hemisferave sidomos në vendet me klimë të moderuar.

Në mjekësinë popullore përdoren frutat e kajsisë, të cilat janë të pasura me shumë vlera ushqyese.

Frutat e kajsisë përdoren të freskëta ose të thata, si dhe të përpunuara në trajtë kompostoje, reçeli dhe lëngu. Fruta e freskët ka vlerë të mira ushqimore.

Vlerat ushqyese

Frutat e kajsisë kanë vlera të larta ushqyese pasi përmbajnë 6-10% sheqerna (të thata deri 60%), lëndë të thatë 12-18%, vitaminë C 12- 20%, acide organike 0.8-1.5%, lëndë aromatike, pektinë 0.6-1%, albumin 0.6-1%, vitamina të tjera (sidomos vitaminë A) dhe kripëra minerale të K, P, Ca etj.

Frutat përdoren të freskëta dhe të përpunuara si komposto, lëngje e reçelra. Farat përdoren për ekstraktim vaji dhe esencash si dhe përmbajnë 25-30% proteina, 55% vaj dhe 3% kripëra minerale.