Reklame:

Pergjegjesia ne ndryshimet klimatike – Shqiperia djeg 7 mln meter kub gaz ne vit

Djegia e gazit natyror në procesin e nxjerrjes së naftës është një ndër shkaktarët kryesorë të ndryshimeve klimatike.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Banka Botërore tregojnë përgjegjësinë e shteteve të ndryshme të botës në një prej dëmeve më të mëdha që po i bëhet planetit dhe njerëzimit. Të dhënat klasifikojnë edhe Shqipërinë, ndërkohë që vendet e tjera të rajonit nuk janë marrë fare në analizë, sepse praktika në fjalë nuk ndiqet në të gjitha vendet e botës. Kjo praktikë është 160 vjeçare dhe veç dëmeve për planetin sjell edhe një shpërdorim mjaft të madh të energjisë, duke qenë se ky gaz do të mund të përdorej shumë mirë për të prodhuar energji për konsum.

Të dhënat e Bankës Botërore, të marra nga një satelit hapësinor, tregojnë se në 2018 pati një rritje të ndjeshme të nivelit të gazit, në 145 miliardë metër kub gaz. Në të gjithë globin, rritja gjatë 2019-ës fiksohet në 3%. Po Shqipëria sa metër kub gaz të tillë prodhon në vit? Sipas të dhënave të Bankës Botërore bëhet fjalë për 7 milionë metër kub gaz në vit, që është e barabartë me 0.005% të sasisë që gjenerohet çdo vit në planet, si pasojë e kësaj praktike e cila do të duhej të kishte dalë nga qarkullimi prej dekadash.

Pjesa dërrmuese e ekonomive më të mëdha të botës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Rusia, Japonia si dhe thuajse të gjitha vende europiane me përjashtim të Gjermanisë, vijojnë me këtë praktikë, duke qenë edhe ndër vendet kryesore përgjegjëse për ndryshimet klimatike. (SCAN)