Reklame:

Konsulli italian vizite sektorit te exportit bujqesor ne Lushnje

Interesi per sektorin e bujqesise vjen natyrshem nga perfaqesite diplomatike qe i konsumojne produktet tona.

Aldo Marino, konsulli italian i shoqeruar nga Drejtori i AREB Dhimitraq Qorri kane bere nje guide ne disa nga pika te grumbullimit dhe exportit te produkteve bujqesore ne Lushnje dhe Divjake.

Doni Fruits, Nedrete Arapi si dhe Fatos Lico ne Divjake jane vizituar nga miqte italiane.

Shkak duket se jane bere shifrat e larta e çdo viti ne rritje te exporteve Made in Albania.

Prej ketyre pikave nisen çdo dite kamione me fruta dhe perime vendase drejt tregut te Europes. Domatja vijon te jete ende ne krye te eksporteve te prodhimeve tona bujqesore.

Ne kater muajt e pare te ketij viti eksporti i domates “Made in Albania” eshte rritur me 96% krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar.

3 firmat e prezantuara nga AREB kryesojne listen e pikave grumbulluese dhe exportuese ne disa vende te rajonit e te BE-se.