Reklame:

Moti i keq shkaterron 50% te prodhimit te lules se diellit ne Lushnje

Moti i keq i disa ditëve më parë i cili përfshiu të gjithë vendin ka sjellë mjaft pasoja në bujqësi. Në fshatin Tërbuf të Lushnjes kultuara më e prekur është ajo e lule diellit. Fermerët shprehen se dëmet janë mjaft të konsiderueshme.

Fermerët e fshatit Tërbuf në Lushnje prej vitesh janë specializuar në kultivimin e lules së diellit, duke qenë furnizuesit kryesor të tregut vendas me këtë produkt. Këtë vit bujqësor sipërfaqja e mbjellë me kulturën e lules së diellit i kalon 600 hektarë. Por, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë disa ditë me parë kanë lënë pasoja  të pariparueshme duke dëmtuar prodhimin e pritshëm nga 35 deri ne 50%.  Prej disa ditesh fermerët po luftojnë të minimizojnë dëmin e shkaktuar nga reshjet sado që të mundin, por edhe ata vetë janë të vetëdijshëm se ata mund të riparojne vetëm 10% të tij.

“Lulja u dëmtua pasi erdhi një stuhi shumë e fortë me shi e breshër dhe është bërë një dëm i paparë. Presim të marrim ndonjë ndihmë nga shteti. Po mundohemi të shpëtojmë ndonjë gjë por shumë vështirë. ” thotë një fermer.

Këtu janë mbjellë tre hektarë lule Stuhia ka bërë shumë dëm pasi ëshët edhe farë e shtrenjte”

“Është një dëm shumë i madh që duhet të vlersohet nga bashkia dhe shteti, pasi është një fatkeqësi natyrore, nuk ëshët bërë me dashje nga fermerët. Kjo farë është shumë e shtrejntë shkon nga 5 deri në 10 mijë lek kilja”

Kapricot e natyrës kanë dëmtuar edhe kultura të tjera në fushën e Tërbufit, kryesisht misrit apo dhe fasules, por dëmi kryesor u është shkaktuar fermerëve që kultivojnë lule dielli. (Report)