Reklame:

Ja pse margarina eshte e demshme per shendetin!

Konsumimi i yndyrave të margarinës mund të çojë në probleme me metabolizmin, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo ndodh për shkak se yndyra nuk është natyrale. Kjo bën që të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Disa vende të botës si Danimarka, Kanadaja dhe Zvicra e kanë të ndaluar e ligj konsumin e këtij produkti.

Fillimisht, besohej se gjalpi ishte më pak i dëmshëm kur u bë prezent risku i yndyrnave të ngopura. Më pas, llojet e margarinave me prejardhje bimore lluan të tonin shumë popullaritet dhe debatet pushuan përkohësisht. Megjithatë, studime të fundit pretendojnë se yndyrnat e ngopura të gjendura tek gjalpi, nuk janë të dëmshme për shëndetin human. Dhe se disa lloje margarinash kanë yndyra të pashëndetshme. Njerëzit besojnë gjithashtu se gjalpi është një zgjedhje “krejtësisht natyrale”.

Kështu që cila është e vërteta? Cili/a ka më shumë benete për shëndetin, gjalpi apo margarina?

Gjalpi
Shumë nutricionistë profesionistë e shpërllin rrezikun e gjalpit në shëndetin tonë për shkak të sasive të larta të kolesterolit dhe yndyrnave të ngopura.
Në vitin 2010, një studim i gjerë, mes 21 studimesh, i cili përfshinte në total 347.747 pjesëmarrës, nuk zbuloi ndonjë lidhje mes yndyrnave të ngopura dhe shëndetit kardiovaskular.
Disa profesionistë besojnë se efekti i gjalpit në shëndetin tonë është neutral, çka do të thotë se gjalpi nuk është as i dëmshëm dhe as i dobishëm. Kurse margarina, është më e komplikuar se kaq.

Margarina
Ndërsa gjalpi përgatitet nga rrahja e yndyrës së qumështit të lopëve, deleve, etj, margarina përgatitet si rezultat i një serie procesesh të vajit vegjetal, duke përfshirë procesin e hidrogjenizimit ku vaji ekspozohet ndaj një nxehtësie të lartë, presioni, gazi hidrogjenik dhe katalize metalesh.
Ky proces hidrogjenizimi është i nevojshëm sepse vaji vegjetal është i pangopur dhe për këtë arsye është i lëngshëm në temperaturën e dhomës. Procesi i hidrogjenizimit i bën yndyrat e ngopura të duken si të pangopura.
Ky proces gjithashtu zgjat jetëgjatësinë e margarinës Në këtë mënyrë, yndyrat e hidrogjenizuara, të njohura ndryshe si yndyrat trans, mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin dhe janë të lidhura me një sërë sëmundjesh të zemrës.
Për fat të keq, ditët e sotme ka një sërë varietetesh margarinash të cilat nuk përmbajnë yndyra trans.
Lexoni etiketat, nëse produkti lexon “e hidrogjenizuar” në listën e përbërësve, qëndroni larg tij. Prodhuesit mund t’i etiketojnë produktet e tyre “trans-free” edhe nëse kanë 0.5 gram yndyra trans për porcion. Megjithatë, jo të gjitha llojet e margarinave prodhohen njëlloj.

Sa më solide të jetë margarina, aq më shumë yndyra trans përmban ajo. Kështu që kur të zgjidhni margarinë, kërkoni një margarinë të butë dhe jo në formë kallëpi. Yndyrat trans do të rrisin nivelet tuaja të kolesterolit në gjak dhe do t’ju ekspozojnë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjalpë vs. Margarinë
Duhet të dini të krahasoni avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej produkteve. Gjalpi përgatitet nga qumështi i lopëve dhe efektet e tij varen nga ushqimi që lopa ha. Lopët zakonisht hanë bar, por disa prej tyre ushqehen dhe me ushqime të gatshme.
Gjalpi që prodhohet nga lopët e ushqyera me bar është më i shëndetshëm sepse përmban vitamina K2, CLA, butirate dhe Omega-3.
Nga ana tjetër, margarina zvogëlon “kolesterolin e keq” në një kohë të shkurtër. Por për fat të keq, e përdorur për një kohë të gjatë, zvogëlon dhe “kolesterolin e mirë” gjithashtu. Duke i krahasuar, vëmë re që gjalpi shfaq më pak pengesa se margarina.
Gjithashtu, efektet e parashikuara si negative të gjalpit nuk janë provuar si të vërteta. Kurse margarina, nuk tregon efekte premtuese. Si përfundim, shumë profesionistë rekomandojnë gjalpin si zgjedhjen më të mirë për ju.
Ai me prejardhje nga lopët e ushqyera me bar është më premtues dhe ofron më shumë vitamina e nutrientë. Nëse preferoni margarinën, zgjidhni forma të buta në vend të atyre solide në formën e kallëpit.