Reklame:

Investime ne ferma bujqesore/ IPARD II financon 70% te vleres per shumat 10.000-500.000 euro

Masa 1 e programit IPARD “Investime në ferma bujqësore” financon deri në 70% të vlerës për investime për projekt nga 10.000 Euro deri në 500.000 Euro.
Në këtë masë përfshihet edhe mbulimi me plastmas ose serra (Mulchirimi) që është një metodë alternative e prodhimeve bujqësore organike. Muchirimi redukton nevojën e përdorimit të ujit, duke reduktuar koston e prodhimit dhe rrit produktivitetin në bujqësi.
Kjo mënyrë inovative mundëson parandalimin e avullimit të tokës, duke kufizuar humbjet e ujit dhe erozionin përmes sipërfaqes së tokës. Avullimi i parandaluar gjithashtu ka një efekt plotësues; shmang avullimin e ujit që përmban kripë, e cila është e rëndësishme në vendet me burime ujore me përmbajtje të lartë kripe.
Për më tepër, mbulimet me plastmas mund të ofrojnë një pengesë për patogjenët e tokës dhe mbirjen e barërave të egra. Gjithashtu ndihmojnë në mbajtjen temperaturave të ngrohta gjatë natës, të cilat mundësojnë që farërat të mbijnë shpejt dhe për bimët e reja të krijohet një sistem i fortë i rritjes së rrënjëve. Mbulimi me plastmas zakonisht përdoret për perime dhe frutorë jo shumëvjeçarë.