Reklame:

“BioUrban” – Peme artificiale kunder ndotjes se ajrit

Pemët janë një nga gjërat më të mira që ne kemi për të pastruar ajrin e Tokës, por ato kanë të meta të caktuara, ato kanë nevojë për kohë dhe hapësirë për t’u rritur.

“BioUrban”, një strukturë metalike, katër metra e gjatë, e krijuar me cilindra, riprodhon procesin e fotosintezës së një peme për 365 ditë në vit.

“Ky sistem thith ndotjen dhe funksionon menjëherë me një proces biologjik me imazhin e një peme të vërtetë”, theksoi Jaime Ferrer, bashkëthemelues i Biomitech.

Kryeqyteti i Meksikës njihet për nivelin e lartë të ndotjes, një pemë artificiale që absorbon ndotjen, në sajë të veprimit të mikroalgave të vendosura në brendësi për të pastruar ajrin.

Ferrer thotë se qëllimi i kompanisë është të ndihmojë qytete të tilla të kenë ajër më të pastër në vendet më të frekuentuara me këmbësorë, çiklistë ose të moshuarit, ku është e pamundur mbjellja e një hektar pemësh.

Ferrer këmbëngul se ideja e BioUrban nuk është të zëvendësojë pemët e vërteta, por t’i plotësojë ato në zona ku mbjellja e një pylli nuk do të ishte e mundur.

“Ato mund të përdoren në zona me trafik të lartë, terminalet e transportit, ku nuk mund të mbillni një hektar me pemë”, i tha ai Agence France-Presse (AFP).

“Është interesante kur teknologjia i vjen në ndihmë mjedisit, sepse tashmë është urgjente të kemi mjedis të pastër”, theksoi studentja Maria Hose Negrete.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), çdo vit në të gjithë botën, rreth shtatë milion njerëz vdesin nga ndotja e ajrit.