Reklame:

AdZM Fier ne mbrojtje te biodiversitetit te PKDK, shpetohen 30 breshka (Emys Orbicularis)

AdZM Fier dhe stafi i saj ja te vendosur te mbrojne natyren dhe te gjithe speciet e gjallesave qe gjenden territorin e tyre. Ne aksionin e tyre me te fundit kane arritur te shpetojne 30 breshka te ujrave te embel te cilat kishin ngecur ne rrjeta te vendosura nga peshkatare te papergjegjshem.
Zona e Parkut Kombetar Divjake-Karavasta ka qene gjithmone nen ndikimin e dy prej lumenjve kryesor te Shqiperise, atij te Shkumbinit ne veri dhe Lumit Seman ne jug te cilet gjate vershimeve te tyre ne stinen e dimrit shpesh kane nderruar shtratin e rrjedhes se tyre. Me ujrat e ketyre lumenjve ushqehen gjallesat dhe i japin jete gjithe sistemin ligatinor te zones.

Ne park numerohen te pakten 10 shtreter te vjeter te ketyre lumenjve. Shtreterit e vjeter, duke qene zona te izoluara dhe te pa aksesuesheme, jane veçanerisht te pasur me biodiversitet.
Gjate dites se djeshme stafi i AdZM ka kryer nje kontroll ne nje prej ketyre shtreterve, ku ka konstatuar se ishin vendosur rrjeta per peshkim nga njerez te pa pergjegjshem.

Pavaresisht veshtiresive jane çmontuar dhe asgjesuar nga stafi i AdZM-se rreth 400 m rrjeta, ne te cilat kishin ngecur shpende ujore dhe breshka te ujrave te embla e llojit Emys Orbicularis.

Specialistet e AdZM Fier arriten te shpetonin nga rrjetat dhe te leshonin ne liri rreth 30 individe te kesaj breshke dhe nje karabullak.

Per me shume ndiqni videon e plote te publikuar nga drejtori i AdZM Fier z. Ardian Koçi i cili ka qene pjese e grupit te punes ne kete aksion.

 

https://www.facebook.com/1810906564/videos/10211636548268523/