Reklame:

Amazona vijon te digjet – Ushtria ne aksion, protestuesit neper rruge

Amazona vazhdon të digjet, e ndërkohë që zjarrfikësit luftojnë me flakët, nga Brazili në Bolivi, mijëra protestues kanë dalë nëpër rrugët e Rio de Janeiro duke kërkuar mbrojtjen e pyjeve dhe shmangien e tragjedive të tilla në të ardhmen.

Në Bolivi flakët janë dyfishuar gjatë ditëve të fundit ndërkohë që janë rreth 1 milionë hektarë të prekur nga zjarret masive. Brazili nga ana tjetër, ka zhvendosur trupa ushtarake dhe zjarrfikës në shtetet fqinje, ku zjarret vazhdojnë të dëmtojnë mijëra hektarë. Rreth 60% e pyllin të Amazonës ndodhet në Brazil.

E gjithë zona në Amerikën Latinë shtrihet në rreth 5.500.000 kilometra katrorë.  Me miliona hektarë në vendet e prekura nga zjarret janë djegur tërësisht duke mos lënë asgjë të gjallë pas. Në shumë prej vendeve të prekura, panorama është apokaliptike.

Brazilianët ndërkohë dolën në rrugë ditën e Dielë, duke protestuar ndaj menaxhimit të situatës nga qeveria Bolsonaro. Pavarësisht se qeveria ka nxjerrë ushtrinë në aksion, vatra të reja zjarri janë regjistruar.

Mes protestuesve të shumë në Rio De Janeiro ka pasur edhe personazhe të famshëm. Edhe në Bolivi ka pasur protesta në mbrojtje të Amazonës.