Reklame:

“Pik Industri”, Sipermarrja qe rrit vleren e eksporteve shqiptare

“PIK INDUSTRI” në Lushnjë, sipërmarrja e Albert Vocit në fushën e ambalazhim paketimit, që me mbështetjen e AZHBR i shtoi vlerë eksporteve dhe jehonë Shqipërisë turistike në botë.

Dibrani Albert Voci, pas një periudhe të gjatë në emigracion, është kthyer në Shqipëri dhe ka investuar në Lushnjë, për linjën e parë dhe unike në vend të prodhimit të ambalazheve për paketimin e produkteve bujqësore, duke i shtuar vlerë eksporteve shqiptare në tregjet e huaja.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Voci, administrator i përgjithshëm në “PIK INDUSTRI” na tregon se, biznesi i tij ka 4 filiale në zonën e Lushnjës.

“Pas një eksperience gati 20-vjeçare në vende të ndryshme të Europës, në tregun e fruta-perimeve të freskëta dhe pas një analize të thelluar disavjeçare të tregut shqiptar, ne pamë nevojën e madhe në tregut vendas për marketimin dhe vendosëm të hapim në Lushnjë, qendrën e parë të industrisë së prodhimit të ambalazhim paketimit”, shprehet Voci.

PIK INDUSTRI, thotë ai, lindi në vitin 2014 dhe në vitin 2015 filloi aktivitetin në fushën e pasvjeljes, ose siç quhet, në fushën e prodhimit të ambalazheve, aksesorëve, mjeteve logjistike, artikujve që ruajnë cilësinë dhe standardet e produktit gjatë transportit, kryesisht atyre për eksport.

Klientët e parë të “PIK INDUSTRI” ishin prodhues të produkteve bujqësore në Lushnjë, Berat, Fier, që janë zona me potencial të lartë në prodhimin bujqësor. Ishte pikërisht kjo edhe arsyeja e investimit tonë në Lushnjë, thekson ai, që t’i përgjigjeshim sa më shpejt e në kohë prodhuesve të bujqësisë, me ambalazh cilësor për eksport.

Voci tregon se, gradualisht me zhvillimin e agrobiznesit, shërbimet e PIK INDUSTRI u shtrinë edhe në zona të tjera, si në Shkodër, Sarandë, Korçë etj. Sot ambalazhet e paketimet e PIK INDUSTRI shpërndahen në të gjithë Shqipërinë dhe artikujt e saj të certifikuara të paketimit dhe ambalazhimit u përgjigjen nevojave të prodhuesve për eksportet që realizojnë konform standardeve, duke realizuar kështu vlerë të shtuar në eksportet “Made in Albania”.

“Investimi në linjat e ambalazhimit për produktet e përpunuara ishte një hap i rëndësishëm. Me mbështetjen financiare të AZHBR ne investuam në linjat e teknologjisë moderne të ambalazhimit për prodhimet e përpunuara, duke na u dhënë mundësia sot të prodhojmë ambalazhe edhe për të tretë. Atë që prodhuesit e agropërpunimit e importonin deri dje, sot ne e ofrojmë në Shqipëri”, thotë ai.

Ambiciet e Vocit nuk ndalen. Me pasionin dhe eksperiencën perëndimore, ku dhe ka punuar për një kohë të gjatë, ai solli për herë të parë në Shqipëri projektet e së ardhmes që synojnë t’i shtojnë vlerë prodhimeve “Made in Albania” në tregjet e huaja.

“Shqipëria ka prodhime të shkëlqyera që ua kalojnë edhe vendeve që kanë një histori  prodhimi shumë më të gjatë se Shqipëria, por mosinvestimi në paketim ua ul vlerën në tregjet ndërkombëtare. Në këtë kontekst, – vijon ai, – kompania jonë realizoi vitin e kaluar në kuadër të Vitit të Skënderbeut, projektin “Palet Pazëll”, i cili vinte për herë të parë në Shqipëri në përmasa kaq të mëdha, dedikuar “Skënderbeut”, ku faqet e ambalazhit të bashkuara njëra me tjetrën krijonin imazhin e flamurit kombëtar dhe përkrenares së Skënderbeut. Ky është një projekt që e bën konsumatorin e huaj të njihet me Shqipërinë”, – thotë Voci.

Ndërsa tregon se ka gati projektet e tjera, siç është ajo e veshjes së ambalazheve me imazhin e qyteteve të Shqipërisë, duke shpërndarë info dhe famë të Shqipërisë dhe turizmit shqiptar në botë. (ATA)

Mbështetja për agrobiznesin/ Sipërmarrja e Albert Vocit në linjën e paketim-ambalazhimit rrit vlerën e eksporteve shqiptare

Mbështetja për agrobiznesin/ Sipërmarrja e Albert Vocit në linjën e paketim-ambalazhimit rrit vlerën e eksporteve shqiptare Dibrani Albert Voci, pas një periudhe të gjatë në emigracion, është kthyer në Shqipëri dhe ka investuar në Lushnjë, për linjën e parë dhe unike në vend të prodhimit të ambalazheve për paketimin e produkteve bujqësore, duke i shtuar vlerë eksporteve shqiptare në tregjet e huaja.Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Voci, administrator i përgjithshëm në “PIK INDUSTRI” na tregon se, biznesi i tij ka 4 filiale në zonën e Lushnjës.http://ata.gov.al/2019/08/25/mbeshtetja-per-agrobiznesin-sipermarrja-e-albert-vocit-ne-linjen-e-paketim-ambalazhimit-rrit-vleren-e-eksporteve-shqiptare/

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Sonntag, 25. August 2019