Reklame:

Nga gaforret tek balenat, nga bakteret tek njerezit, plastika ne detet tona po demton jeten gjate gjithe zinxhirit ushqimor

Zogjtë e ujit
Shkencëtarët nga Universiteti i Tasmanisë raportuan javën e kaluar që gëlltitja e plastikës ka efekte negative në shëndetin e zogjve të ujit.

Studimi zbuloi që zogjtë që kishin ngrënë plastike kishin rritje anormale dhe funksioni i organeve të tyre kishte rënë.

Ngrënia e plastikës vret shumë specie; më shumë se një milion zogj ngordhin çdo vit nga plastika.
Breshkat e detit
Nje studim i Universitetit të Exterit tregon që qindra breshka deti vdesin çdo vit pasi ngatërrohen në plastikë – gjëra si rrjeta peshkimi ose qese paketimi për paketa me birrë.

Vitin e kaluar shkencëtarët e këtij universiteti gjetën mikroplastikë në stomakun e çdo breshkë uji në Atlantik, në Paqësor dhe në Detin Mesdhe, si dhe në vendet ku shumohen.

Ngaqë mikroplastika ruan nxehtësinë prezenca e tyre mund të rrisë temperaturën e vendeve ku shumohen, duke zvogëluar raportin seksual drejt femrave.
Balenat me dhëmbë
Balenat me dhëmbë shpesh aksidentalisht hanë copa të mëdha plastike duke gjuajtur, duke bllokuar sistemet e tyre të tretjes.

Këtë vit, shkencëtaret nga një muze historik i natyrës në Davao City në Philipine, zbuluan një trup balene që kishte ngrenë 40kg plastikë.

Shkencëtarët në Florida gjetën qese plastike dhe një tullumbac në stomakun e një delfini bebe me dhëmbë të ashpër, i cili u vu në vdekje klinike.
Gaforret
Kërkime të bëra në 2014 nga shkencëtarët e Universitetit te Exterit zbuluan që mikroplastika mund të hyjë në trupat e gaforreve nëpërmjet velëzave, por edhe kur i hanë.

Shkencëtarët besojnë se e njejta gjë ndodh edhe me krijesa të tjera detare, si peshqit.

Në qoftë se mikroplastika hyn nga velëzat, ka me shumë mundësi që nëpërmjet zinxhirit ushqimor të përfundojë te njerëzit.
Bakteriet
Ndotja nga plastika gjithashtu ka efekt tek mikroorganizmat detare, raportuan këtë vit disa shkencëtarë nga Universiteti i Macquarie në Australi.

Testet treguan që “ekspozimi ndaj kimikateve që dalin nga plastika, interferojnë me rritjen, fotosintezën dhe prodhimin e oksigjenit të Prochlorococcus” tha drejtuesja e studimeve, Dr. Sasha Tetu.

Këto mikroorganizma fotosintetikë janë të rëndësishëm sepse prodhojnë 10% të oksigjenit në tokë.