Reklame:

Kontroll kartelave te vaksinimit te femijeve ne çdo institucion arsimor

Plani i masave për forcimin e mbulesës vaksinale po zbatohet në të gjithë vendin. Në çdo institucion arsimor ka nisur kontrolli për kartelat e vaksinimit të fëmijëve që ata të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt.

Inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor kanë filluar në terren kontrollin e kartelave të vaksinimit në çdo institucion arsimor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu eshte shprehur se pavaresisht se fëmijët kanë filluar çerdhet, kopshtet dhe shkollat, inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor janë të terren për kontrollin e kartelave të vaksinimit në çdo institucion arsimor, publik ose jopublik, që vogëlushët të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”.

Në gjithë vendin janë hapur 13 pika të reja të vaksinimit, duke e çuar këtë program parësor për shëndetin publik, në çdo komunitet, afër vendbanimit.